“Kodi i ri solli përmirësime”
Në raportin përfundimtar misioni i OSBE/ODIHR-it ka vënë theksin në ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor. “Kodi i ri ka pasur disa rekomandime të ofruara më parë nga OSBE / ODIHR-it dhe solli përmirësime të rëndësishme. Për shembull, një sistem i përfaqësimit proporcional rajonal zëvendësoi sistemin e mëparshëm të diskutueshëm zgjedhor dhe një regjistër kombëtar i kompjuterizuar i popullsisë ishte burim i listave të votuesve”, thuhet në raport. Gjithsesi sipas vëzhguesve “në përgjithësi, struktura ligjore siguron një bazë të plotë teknike për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Megjithatë, një numër i dispozitave duhet të rishikohet, në mënyrë që t’i sjellë kuadrit ligjor përputhje të plotë me angazhimet e OSBE-së dhe standarde të tjera ndërkombëtare”.