Ikin nga PS-ja tetë ish-funksionarë
Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi nga ana e saj largimin nga PS-ja të një numri ish-drejtuesish të saj. Petrit Vasili dënoi atë çka e cilësoi amoralitet politik të Edi Ramës, që prej ditësh po blen lart e poshtë në mënyrë qesharake individë të dobët. Një prej ish-socialistëve ishte Pjetër Dema, ish-deputet i PS, ish-zv.ministër i Energjetikës. Hasan Hoxha, ish-deputet, drejtues i PS-së në Tiranë dhe anëtar i KPD-së së PS për shumë vite. Xhevair Ahmetliu, ish-këshilltar i Aleancës Demokratike. Qemal Kuçi, ish-sekretar i PS në Tiranë; Rasim Allushi, këshilltar i PS-së në njësi bashkiake; Kujtim Bebja, këshilltar i PSD-së, Lufti Lami ish-sekretar i PS-së për Rrethin e Tiranës dhe Sajmir Ivziku, ish-sekretar i PS-së, Rrethi Tiranë.