Tre këshilltarë, largohen nga LSI-ja
Tre këshilltarë të Bashkisë së Vlorës kanë lënë dje Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke iu bashkuar selisë rozë. Albana Hodaj, Marand Hoxha dhe Artan Licaj kanë deklaruar publikisht largimin e tyre nga kjo forcë politike. Ata thanë se puna e tyre në strukturat e LSI-së nuk është vlerësuar dhe se e shikonin atë si një forcë me pak perspektivë dhe jo largpamëse. Vendimi është përshëndetur nga kryetari i PS-së për Vlorën, Eltar Deda, ndërsa është komentuar ashpër nga këshilltarja tjetër e LSI-së në këshillin bashkiak, Shqiponja Korkaj. Ajo i cilësoi tre këshilltarët që lanë LSI-në si njerëz pa integritet.