PDK: Deputetët, kod etik për kandidatët e ardhshëm
Partia Demokristiane vlerëson reagimin e menjëhershëm të Kryeministrit Berisha për shkarkimin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. "Reagimi i menjëhershëm i Kryeministrit përballë një situate të tillë tregon qartë se askush nuk mund të abuzojë dhe njollosë emrin dhe imazhin e qeverisë", thuhet në komunikimin për shtyp të PDK-së. "PDK vazhdon të këmbëngulë për nevojën e një kodi moral dhe etik për të filtruar emrat që do t‘i serviren popullit për t‘u përfaqësuar në Parlament apo qeverisje", sqaron zyra e shtypit të PDK-së.