E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuze: Ky ishte fillimi i eleminatoreve të Europianit

Trajneri Kombëtares, Josip Kuze ka dalë përpara gazetarëve duke thënë se në miqësoren me Estoninë e vlerësoi lojën e mbrojtjes dhe se të rinjtë janë premtues. Kuze u tregua i matur në përgjigjet e tij duke e quajtur këtë një fillimin e përgatitjeve për kualifikueset e Europianit të ardhshëm që ka shumë punë.
Josip Kuze, Trajner i Kombëtares
“Kjo ishte ndeshja e parë pas eliminatoreve dhe sapo kemi nisur një cikël të ri në Kombëtare. Sipas meje mbrojtja luajti mirë sigurisht qe vetëm një miqësore por mendoj se kemi fituar edhe me aktivizimin e disa lojtarëve të rinj nga minuta e parë. Jam i kënaqur me lojën e tyre, por ka nevojë për përmirësim sepse ky ishte fillimi.”
Traineri i kuqezinjve sqaroi se baza e ekipit do të ketë si gjithnjë Skelën, Duron apo Bogdanin, të cilët do të jenë me përfaqësuesen padyshim në kualifikueset e ardhshme. Ai tha se do të vëzhgojë përsëri të gjithë lojtarët për të qenë më i qartë dhe se do të kërkojë të tjerë. Kuze tha për sulmin se ata që ka thërritur deri më tani janë pjesë e Kombëtares ndërsa ka pikasur të rinj si Cikalleshi, Roshi, Bala, Januzi apo Shkurtaj, të cilët duhet të kalojnë fillimisht nga Shpresat për të fituar përvojë. Ndeshja me Estoninë ishte e para pas përfundimit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2010 dhe tani duhet të presim shortin e Europianit më 7 shkurt për të vendosur miqësoret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›