E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet Plani Rregullues i qytetit të Lezhës

Plani Rregullues për qytetin e Lezhës është prezantuar grupeve të interesit. Ruajtja dhe ndërthurja e elementëve historikë, kulturorë dhe turistikë janë në vëmendje të këtij plani. Infrastruktura rrugore është përcaktuar si një nga prioritet ku do të duhet të ndërhyet. Plani rregullues i Lezhës, është punuar nga një grup ekspertësh italianë. Pas konsultimit me të gjithë grupet e interesit ai do t’i paraqitet KRRTRSH për miratimin. Në këtë plan parashikohet zhvendosja e stacionit hekurudhor të mallrave drejt zonës industriale, ndërsa do të ketë edhe një devijim të superstradës larg hyrjes së qytetit, me qëllim për të shmangur trafikun e rënduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›