E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilaçet, fond për të balancuar zhvlerësimin e lekut ndaj euros

 

Në projekt buxhet shpenzimet për vitin 2010 për sigurimet shëndetësore janë parashikuar të balancuara me të ardhurat, pra 25 949 milion lek ose 7.18 % më shumë se plani i vitit 2009, si dhe e barabarte me tavanet e përcaktuara nga Ministria e Financave. “Shpenzimet e rimbursimit të barnave për vitin 2010 të arrijnë në rreth 20.55 për qind të totalit të shpenzimeve të ISKSH për vitin 2010. Në këto përllogaritje janë marrë parasysh (i) efekti i ndryshimeve të çmimeve për vitin 2010 dhe kursit të këmbimit me rreth 382 milionë lek, (ii) efekti financiar nga zgjerimi i listës së barnave të rimbursueshme si dhe (iii) faktorë të tjerë, të cilët duhet të merren në konsideratë në planifikimin e shpenzimeve të rimbursimit”, thuhet në relacionin e projekt buxhetit. Autoritetet e shëndetësisë kanë parashikuar se në gjithë vendin duhen 1,800 mjekë të përgjithshëm të familjes dhe në total numri i punonjësve të shërbimit parësorë për të cilët është llogaritur financimi është rreth 9,350, të shpërndarë në 419 qendra shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›