Pensionet, rritja sipas kategorive
ADI SHKEMBI
Qeveria miraton rritjen e re të pagave dhe pensioneve për vitin 2010. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua buxheti i vitit të ardhshëm, sipas të cilit rritja e pagave do të jetë 4 për qind deri në 10 për qind, ku rritja më e madhe do të kalojë për pagat më të vogla, ndërkohë që rritja e pensioneve do të jetë 7-8 për qind në qytet dhe 15 për qind në fshat. Me rritjen e pagave ka përfituar edhe Presidenti Bamir Topi, paga e të cilit do të rritet me rreth 7,500 lekë në krahasim me vitin 2009. “Paga e Presidentit të Republikës është 250,000 lekë në muaj dhe, nga 1 korrik 2010, bëhet 257,500 lekë në muaj”, thuhet në nenin 12 të projektbuxhetit të miratuar në qeveri dhe që pritet që gjatë muajit nëntor të miratohet edhe në Parlament. Shpenzimet për personelin për vitin e ardhshëm janë parashikuar 64.6 miliardë lekë, në funksion të politikave të rritjes së diferencuar të pagave në sektorët prioritarë, arsim, shëndetësi dhe pagat e ulëta ose rreth 5 miliardë lekë më shumë se buxheti suplementar i vitit 2009.
Pensionet
Ashtu si edhe një vit më parë, rritjen më të madhe të pensioneve do ta përfitojnë ato të fshatit. Sipas parashikimeve të Qeverisë për barazimin e pensioneve të fshatit me ato të qytetit brenda këtyre katër viteve, pensionet në fshat do të rriten me 15 për qind, ndërkohë që pensionet në qytet do të rriten me 7 deri në 8 për qind. “Janë përcaktuar edhe këto objektiva specifike si: Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionisteve me 7-8% për qytetin dhe 15% për fshatin dhe shmangia e presioneve për pensione të parakohshme nëpërmjet përmirësimit të metodës së indeksimit të pensioneve, reformimit e plotësimit të sistemit të përgjithshëm të sigurimeve shoqërore me skema të tjera kompensuese. Përmirësimi i raporteve kontribuues/përfitues dhe pagë/pension si në nivelin minimal ashtu edhe në nivel maksimal”, thuhet në relacionin e buxhetit. Sipas statistikave të qeverisë, numri i personave që përfitojnë pension në vitin 2010 do të jetë 535.900 nga rreth 531.600 që është aktualisht, ndërkohë që mbi 25 mijë persona trajtohen me përfitime suplementare apo pagesa të tjera. Shpenzimet për pensionet gjatë këtij viti kanë qenë 62 miliard lekë (650 milion USD), me një rritje prej 2 miliard lekë për të përballuar rritjen e pensioneve, ndërkohë që gjatë vitit 2010, kjo rritje do të përballohet nga fondet e kontingjencës. Sipas tabelave të paraqitura nga qeveria të gjitha kategoritë do të përfitojnë rritje të pensioneve dhe ndihmave të tjera të ofruara nga shteti me përjashtim të shpërblimit për lindje, që tashmë u ka kaluar bashkive, shpërblimi i invalidëve të luftës dhe veteranëve.
Buxheti i Institutit te Sigurimeve Shoqerore
Instituti i Sigurimeve Shoqërore mijë leke
SHPENZIMET 2009 2010 Rritja ne %
SHPENZIME PËR PËRFITIME 61,018,212 64,251,271
Shpenzime per Sëmundje 293,000 322,000 9.9
Shpenzime per Barrelindje 1,245,000 1,467,000 17.8
Shpenzime per Barrelindje Qytet 900,771 1,073,000 19.1
Shpenzime per Barrelindje Fshat 264,517 326,000 23.2
Shpenzime per Shperblim Lindje 79,712 68,000 -14.7
SHPENZIME PER PENSIONE 59,463,212 62,444,920 5.0
Shpenzime per Pensione Qytet 48,817,719 50,665,587 3.8
Pensione Pleqerie 39,876,059 40,991,510 2.8
Pensione Invaliditeti 5,052,685 5,433,609 7.5
Pensione Familjare 3,800,881 4,143,172 9.0
Pagesa ne rast vdekjeje 88,094 97,296 10.4
Shpenzime per Pensione Fshat 10,645,493 11,779,333 10.7
Pensione Pleqërie 9,904,740 10,877,359 9.8
Pensione Invaliditeti 321,973 398,047 23.6
Pensione Familjare 398,582 482,884 21.2
Pagesa ne rast vdekjeje 20,198 21,043 4.2
Shpen. Aksidente dhe Sem. Profes. 17,000 17,351 2.1
SHPENZ. PROGRAMET E TJERA 8,426,329 8,680,907 3.0
Pensione Speciale e te Posaçme 85,038 99,118 16.6
Shpërblime Invalid. Luftës e Veteran. 620,000 558,239 -10.0
Shtese nga Statusi i Invalidit te Punes 39,500 39,680 0.5
Kompensime 7,681,791 7,983,870 3.9
Kompensime për Pensione Qytet 6,310,262 6,602,251 4.6
Energji Elektrike 1,771,107 1,790,759 1.1
Bukë 663,977 676,029 1.8
Ngarkesë 296,747 299,636 1.0
Kompensim per te ardhurat e pension. 3,153,431 3,405,827 8.0
Kompensim per energji elek. (500 leke) 425,000 430,000 1.2
Kompensime per Pensione Fshat 1,371,529 1,381,619 0.7
Energji Elektrike 412,554 416,046 0.8
Buken 29,099 29,343 0.8
Ngarkese 39,225 39,527 0.8
Kompensim per te ardhurat e pension. 890,652 896,703 0.7
SHPENZIME ADMINISTRATIVE 1,664,000 1,665,000 0.1
A. Shpenzime korrente 1,443,715 1,513,037 4.8
1. Paga, shperbl.,sig. shoq. personeli 845,090 891,821 5.5
nga kjo Fondi i Veçante 30,484 32,400 6.3
nga kjo Sigurime Shoqërore 117,258 121,438 3.6
nga kjo Honorare te bujkut 56,453 60,001 6.3
2. Mallra dhe shërbime të tjera 598,625 621,136 3.8
nga kjo Komis. te postes dhe bankave 443,229 460,455 3.9
B. Aktive te Qëndrueshme ne Proces 220,285 151,963 -31.0
Blerje - Inventar Ekonomik 98,080 60,000 -38.8
Ndërtim - Montime 122,205 91,963 -24.7
SHPENZIME PER SKEMA SUPLEM. 4,546,459 4,921,821 8.3
Sigurime suplementare te ushtarakeve 3,288,555 3,325,624 1.1
Perfitime nga statusi i deshm. atdheut 66,000 66,000 0.0
Perfitime per pilotet flutu. ne pension 60,673 85,439 40.8
Perfitime per pun. ndermarrjeve usht. 105,001 148,181 41.1
Sigurime suplementare shteterore 299,002 350,657 17.3
Perfitime trajtimin e veç.e minatoreve 339,858 466,680 37.3
Perfitime detaret e nendeteseve pension 49,136 69,580 41.6
Sigurime suplement. policise se shtetit 148,234 210,160 41.8
Pagesa te tjera ( shpenzime varimi) 190,001 199,500 5.0
TOTALI I SHPENZIMEVE (I+II) 75,655,000 79,519,000 5.1
Të dhënat e buxhetit
Buxheti për vitin 2010 është:
Të ardhurat 359 669 milionë lekë;
Shpenzimet 409 436 milionë lekë;
Deficiti 49 767 milionë lekë.
Buxheti vendor për vitin 2010 është:
Të ardhurat 39 574 milionë lekë;
Nga të cilat:
Granti i pakushtëzuar nga buxheti
qendror 18 626 milionë lekë;
Shpenzimet 39 574 milionë lekë
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2010 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror.
Të ardhurat, gjithsej 74 597 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 53 557 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit
21 040 milionë lekë;
Shpenzimet 74 597 milionë lekë.