E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Bujqësia vetëm 0.5% të buxhetit të 2010

 

Partia Socialiste akuzoi dje qeverinë se nuk po mban premtimet e qeverisë, nisur nga projektbuxheti i vitit 2010 për sektorin e bujqësisë. Nënsekretari i programit, Ervin Bushati tha dje se "Qeveria i jep bujqësisë në fshat 42 herë më pak se sa kontributi real që ajo sjell në ekonominë tonë. Bujqësia është sot 1/5 e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, por merr vetëm gjysmë për qind në projektbuxhetin për vitin 2010, të paracaktuar për Ministrinë e Bujqësisë", u shpreh Bushati. Sipas tij, "bujqësia e mbetet sërish "Liliput" nën "vizionin kolosal" të zotit Berisha, i cili merret vetëm me vepra të mëdha dhe harron "realitetin e vogël" të familjeve shqiptare në fshat". "Në projektbuxhetin e vitit 2010, Qeveria Berisha ka përcaktuar vetëm investime minimale për gjysmën e familjeve shqiptare që mbijetojnë në fshat dhe të vetmin mjet jetese kanë aktivitetin bujqësor", u shpreh Bushati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›