Ilaçi Meridia edhe kundër mbipeshës tek fëmijët
Autori i Lajmit: red.
Studimi
Mbipesha trupore i bën fëmijët të rrezikohen nga diabeti dhe sëmundje të zemrës. Por një studim rreth ilaçit Meridia që përdoret për t u dobësuar, tregon se ky ilaç mund të përdoret edhe për fëmijët mbipeshë.Gjatë studimit u vu re se fëmijët që morrrën Meridia për një vit ranë nga pesha 10 kilogram. Kjo humbje peshe u shoqërua me një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshi normalizimin e niveleve të kolesterinës dhe sheqerit në gjak.Aktualisht, vetëm ilaçi Xenikal është miratuar për trajtimin e mbipeshës tek fëmijët, por ilaçi Meridia vepron ndryshe nga Xenikali. Mendohet se Meridia vepron drejtpërdrejt në kimistrinë e trurit për të pakësuar oreksin, ndërkohë që Xenikali bllokon një sasi dhjamrash të hyjnë në zorë gjatë procesit të tretjes së ushqimit. Mjekët thonë se këto ilaçe mund të jenë më të efektshme kur përdoren të ndërthurura me ndryshime në stilin e jetesës siç është diete dhe ushtrimet fizike.Por këto ilaçe kanë edhe efekte anësore. Si Meridia edhe Xenikali mund të shkaktojnë shqetësime në stomak, ndërsa sipas studimit, fëmijët e të rinjtë që marrin Meridia ishin dy herë më shumë në rrezik për të patur rrahje të çrregullta të zemrës.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2007