E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: Republikanët do t i dërgojmë në NATO

Autori i Lajmit: Red.
Demokristianët u janë përgjigjur kritikave të republikaneve. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka komentuar deklaratën e kreut të PR-së, Fatmir Mediu, ku ky i fundit është shprehur se Kryeministri po ndan pushtetin me aleatët e tij në mënyrë jo të drejte. I pyetur sesi e komenton kërkesën e republikanëve të cileët janë shprehur se meritojnë më shumë se aleatët e tjerë, Ndoka u përgjigj se "republikanët do t i dërgojmë në NATO". Ky ka qenë komenti i vetëm që ka preferuar të bëjë ministri i Shëndetësisë në adresë të ministrit të Mbrojtjes. Ambicien e republikanëve për të pasur më shumë pushtet sesa demokristianët, Ndoka e ka komentuar me ironi ku është shprehur vetëm se "republikanët do t i dërgojmë në NATO". Një tjetër aleat i PD-së, demokrate reformatorët i cilësojnë marrëdhëniet e tyre me Partinë Demokratike si të rregullta dhe shumë të mira.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›