Jo zgjedhjeve serbe në Kosovë, edhe me forcë
Kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi ka deklaruar se për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, mund të përdoret edhe forca. Krasniqi, në një intervistë për RTV21, ka thënë se rezoluta e miratuar në Kuvend, e cila kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, ka kryer vetëm punën e Kuvendit, ndërkaq për pengimin e tyre duhet të merren edhe BE e SHBA.
“Rezoluta është bërë në marrëveshje me subjektet politike. Kuvendi e ka kryer detyrimin e tij dhe është ekzekutivi që duhet të ndërmarrë masat për pengimin e zgjedhjeve serbe në atë pjesë të Kosovës. Por, pasi që bisedimet mes Prishtinës e Beogradit deri më tani janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e Brukselit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një formë ose në një tjetër, janë të detyruar edhe BE e SHBA që të bëjnë një presion pozitiv mbi Serbinë që të respektojë marrëveshjet e arritura”, ka thënë Krasniqi.
I pyetur nëse kjo rezolutë e Kuvendit e detyron qeverinë e Kosovës që të përdorë edhe forcën për të ndaluar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, Krasniqi ka thënë se edhe kjo gjë parashikohet në të. “Rezoluta e detyron qeverinë që të pengojë çdo veprim të paligjshëm që bie ndesh me Kushtetutën dhe me ligjet në Kosovë. Natyrisht se kjo nënkupton edhe përdorimin e forcës”, ka theksuar Krasniqi.
(ar.si/BalkanWeb)