E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Beqja, “i vjedhuri” apo “vjedhësi” i OSSH-ës

Ilir Beqja, një nga nënsekretar e shumtë ët PS-ës kishte radhën dje që ëpr të mos lënë vetëm Erion Braçen, të thoshte edhe ai budallallëqet e radhës. Duke tundur në erë dy fatura të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike (OSSH), respektivisht të muajve tetor 2008 e dhjetor 2008, ai tentoi të linte me gojë hapur të madh e të vogël sepse, medemek, pretendonte se kishte zbuluar vjedhjen që atij i kishte bërë OSSH.
“Pse ‘atij’?”, do të pyesë ndokush.
“Atij”, sepse dy faturat e OSSH, respektivisht për muajt tetor 2008 dhe dhjetor 2008, të cilat pasqyronin konsumin e energjisë për matësin me Nr. 8649841, të një kabine te “Pjetër Bogdani”, i përkisnin qytetarit banor të Tiranës Ilir Beqja, banues të “Pjetër Bogdani” dhe që numrit të mësipërm të matësit (Nr. 8649841), i korrespondon edhe kontrata me Nr. B 23373.
Me gjithë përpjekjen e vetë Ilir Beqjas, për të ruajtur “privacy”-n e atyre kontratave, ishte vetë OSSHJ-ja, që zbuloi se një nga nënsekretarët e shumtë të PS-ës, doli dje para gazetarëve për t’u ankuar për veten e tij...
“Po mirë, do të pyes ndokush tjetër, ç’të keqe ka, që Ilir Beqja të ankohet për vete, edhe ai ‘popull’ në nivel nënsekretari, është?”.
Në fakt, nuk ka asgjë të keqe, por për deri sa ai bënë lojëra datash me faturat e OSSH-ës, të cilat jo rastësisht i zgjedh një po një jo (tetor dhjetor), duke “harruar” nëntorin, dekonspirohet tentativa e tij, për të denoncuar pretendimin e tij për ca lekë më shumë që paska paguar në muajt tetor 2008, apo dhjetor 2008.
Sipas faturave të publikuara dje nga Ilir Beqja, shihej se fatura e tij e OSSH-ës për muajin tetor 2008 përfshinte 36 ditë konsumi të energjisë elektrike, konkretisht nga datat 16 nëntor 2008 deri në 22 tetor 2008. Ndërsa fatura e dhjetorit 2008, që OSSH-ja i kishte faturuar Ilir Beqja, përfshinte matjen e energjisë elektrike për 43 ditë, konkretisht nga data 17 nëntor 2008 deri në 30 dhjetor 2008.
Sipas këtij “denoncimi” të Ilir Beqjas shihet ajo që ai ka “harruar”, pra që fatura e nëntorit 2008 që OSSH, i kishte dërguar atij në shtëpi, por që s’dihet pse i ka “humbur”, përfshinte faturimin e energjisë elektrike të konsumuar në familjen e njërit prej shumë nënsekretarëve të PS-ës, për datat 23 tetor 2008 deri në 16 nëntor 2008. E “konvertuar” në ditë, sikurse ia kishte qejf dublantit të djeshëm të Erion Braçes i bie vetëm 25 ditë. Pra, shkurt, Ilir Beqja ka paguar energji elektrike për muajin nëntor 2008 vetëm për 25 ditë.
Në qoftë se do të besojmë logjikën e djeshme të Ilir Beqjas, se OSSH-ja e ka vjedhur atë për muajit tetor 2008 apo edhe dhjetor 2008, po për muajin nëntor 2008, kush është vjedhësi.
Të jetë vallë Ilir Beqja që ta ketë vjedhur OSSH-ën, për muajin nëntor 2008...?!
Kjo puna e faturimit të energjisë elektrike nga faturuesit e OSSH-ës, si praktikë të cilën gjithsecili e ka vënë re nëpër banesat e tij, por edhe nga faturat e publikuara dje nga qytetari banor i Tiranës, Ilir Beqja, abonenti i OSSH me numrin e matësit Nr. 8649841 dhe me numër kontrate Nr. B 23373, ka një rregullsi sipas së cilës përgjithësisht aparatet matëse shihen nga faturuesit rreth mesit të muajit (nga data 15 deri në 17). Pra, në qoftë se do ta marrim të mirëqenë këtë fakt, atëherë i bie që faturuesi i kabinës te “Pjetër Bogdani”, ta shohë matësin me Nr. 8649841 të abonentit të OSSH Ilir Beqja me kontratën me Nr. B 23373, nga datat 15 deri në 17 janar 2009. Për pasojë, t’ia llogarisë pagesën e konsumimit të energjisë elektrike për datat 31 dhjetor 2008 deri në 15 apo 17 janar 2009. Sigurisht, që kjo nuk ka se si të mos shërbejë për të çliruar Ilir Beqjan, nga makthi se ka prishur ca para më shumë në muajin dhjetor 2008, pasi për muajin janar 2009 atij i bie të paguajë energjinë elektrike për vetëm 15 deri në 17 ditë, pra, tri herë më pak se muaji dhjetor 2008.
Kjo nga ana tjetër, fatura e OSSH-ës e muajit janar 2009, të shërbejë për një nënsekretarët e shumtë të PS-ës, si një “ogur i mirë” për fillimin e vitit 2009 në raport me OSSH-ën. Nuk besoj se do të jetë nevoja t’i kërkojë falje OSSH, pse ai do të ketë mundësinë të bëjë këtë herë “vjedhësin” e përsëritur dhe për muajin janar 2009...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›