E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Projektbuxheti i Edi Ramës për vitin 2009 në Kombinat, projektbuxheti i rrumpallës”

Denoncimi me fakte e kryetares së minibashkisë nr. 6

Mesazhi i Ramës për banorët e Kombinatit, “Thuaj atyre injorantëve të shohin piacat e lagjeve të Italisë dhe të Spanjës e të mos hanë mut kot…!”. Një nga drejtueset e njësisë minibashkiake ka paraqitur dje disa nga arsyet se përse projektbuxheti i Edi Ramës nuk mund të marrë kurrsesi votën e këshilltarëve bashkiakë. Përpos mungesës së transparencës, diskriminimit të hapur në investime publike të disa minibashkive, kryebashkiaku Rama ka fyer të gjithë komunitetin e Kombinatit duke i quajtur shqetësimet legjitime të banorëve për reduktimin e hapësirave të gjelbra si pjellë e injorancës së tyre.

TIRANE - Kryetarja e njësisë bashkiake nr. 6 në kryeqytet, Luzhjana Abazaj, i ka bërë thirrje edhe një herë kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të reflektojë sa më parë në drejtim të hartimit të projektbuxhetit të bashkisë së kryeqytetit. Sipas kryetares së kësaj njësie, Abazaj, janë fakte të shumta të cilat po zbardhen dita ditës nga të gjithë drejtuesit e njësive bashkiake në kryeqytet, që flasin për faktin se ka një mungesë transparence të theksuar në drejtim të realizmit të investimeve të parashikuara për vitin e kaluar.

Denoncimi i kryetares së minibashkisë Nr. 6
Duke iu referuar buxhetit të bashkisë së Tiranës për vitin e kaluar dhe projektbuxhetit
të këtij viti, kryetarja e minibashkisë nr. 6, Luzhjana Abazaj, në mënyrë konkrete ka treguar në rrugët e kësaj njësie situatën e tyre reale dhe nevojat për këtë vit. Abazaj ka pohuar gjatë prononcimit të saj mediatike se aktualisht në këtë njësi janë të investuara segmente rrugore “Llazi Miho”, “Llambi Bonati”, “Hamdi Cenoimeri”. “Kjo është një ndër rrugët që Rama e ka parashikuar në projektbuxhetin e tij, të rrumpallës do ta quaja, të cilën e ka vënë për sistemim dhe asfaltim. Si kjo rrugë që quhet ‘Llazi Miho’, ai ka vënë në ‘Thuaje fjalën tënde’ në projektbuxhetin, që e ka paraqitur në takim me popullin, jo vetëm këtë rrugë, por edhe dy rrugë të tjera ‘Llambi Bonati’ dhe ‘Hamdi Cenoimeri’, të cilat janë kryer nga ‘Cooperacione Italian’ në vitin 2003. Unë shtroj pyetjen se çfarë do t'iu bëjë këtyre rrugëve më Rama me projektbuxhetin e vitit 2009-të? Po të shikojmë prioritetet që ai ka vënë si bashki, ai ka vënë për 2009-ën edhe dy rrugë ‘Shaban Bardhoshi’ dhe ‘Hamdi Pepa’ që unë i kam planifikuar me FSHZH për rikonstruksion. Në këto dy rrugë kërkohet që të realizohen investime të qëndrueshme, cilësore që të mos ketë më nevojë për kthim pas, dhe prishej të atyre që ne bëjmë. Këtu flasim për lekë dhe miliona, të cilat nuk duam t'i shpërdorojmë, pasi mbi të gjitha janë gjaku dhe djersa e këtij komuniteti. Nuk mund të zgjidhet situata në këto rrugë vetëm
me sistemin dhe asfaltim. Pra shtroj pyetjen se ku shkuan investimet e 2008? Përse
vihen përsëri në vitin 2009 investimet e kryera një herë?”, deklaroi Abazaj.
Duke qëndruar në transparencën e munguar të investimeve, të cilat duhet të ishin kryer gjatë vitit që shkoi, Abazaj ka vënë theksin edhe në një tjetër ish-prioritet të vitit të kaluar
që edhe pse nuk është realizuar nuk gjendjet në parashikimet e këtij viti.
“Po për qendrën komunitare të Moshës së Tretë që e ka premtuar në vitin 2008 dhe nuk gjendjet më në vitin 2009 çfarë përgjigje do të na japë Rama dhe përse nuk është realizuar?”, ka pyetur kryetarja e njësisë nr. 6 lidhur me këtë projekt.
“Pra, do ta quaja me gojën plotë projekt rrumpallë të Edi Ramës”, theksoi Abazaj.

Mesazhi i Ramës për banorët e Kombinatit
Ndërkohë, e ndikuar nga fjalët boshe të kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, dhe demagogjisë në emër të qytetarëve, kryetarja e njësisë Abazaj, për herë të parë publikon sesa e vlerëson në të vërtetë Rama fjalën dhe mendimin e komunitetit. Në një mesazh, Rama përbalt shqetësimin e komunitetit të Kombinatit lidhur me çështjen e sheshit “Garibaldi”, të cilin ata nuk pranuan ta betonizojnë.
Në tabulatin e telefonit celular të Luzhjana Abazajt, në mesazhin përgjigje të kreut të bashkisë, Edi Rama, të datës 6 tetor 2008 do të lexosh, “Thuaj atyre injorantëve të shohin piacat e lagjeve të Italisë dhe të Spanjës e të mos hanë mut kot…!”.
Pikërisht kjo ka qenë përgjigja e Ramës për komunitetin e Kombinatit që kanë kundërshtuar mos betonimin e sheshit të tyre që iu mbush mushkëritë me oksigjen. Por sipas Abazajt në çdo kohë Rama e ka shkelur me këmbë dinjitetin e këtij komunitetit. “Por këtë herë do të jetë ky komunitetit që do të dije të tregojë sesa vlen fjala e tij përballë përpjekjeve të Ramës dhe kompanisë së tij për të zhvatur sa të mundin e pasurojë xhepat e tyre”, theksoi dje kryetarja e njësisë nr. 6, Luzhjana Abazaj, duke ftuar edhe kolegët e saj në njësite e tjera bashkiake të realizojnë transparencën reale të munguar nga bashkia e Tiranës lidhur me përdorimin e fondeve dhe investimeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›