“Shqipëria, krejt ndryshe nga viti 2005, përmirësime në parandalimin e torturës”

Raporti i Këshillit të Evropës për situatën në burgje
TIRANE - Një raport i Këshillit të Evropës vlerëson se Shqipëria ka bërë përmirësime të mëdha në përpjekjet për parandalimin e torturës dhe trajtimin e të dënuarve. Në rezultatet kryesore të Raportit për vitin 2008 të Komisionit për Parandalimin e Torturës, në Këshillin e Evropës, theksohet se Shqipëria ka shënuar një progres të ndjeshëm dhe thelbësor krahasuar me vitin 2005.
Në raportin e vizitës së vitit 2005, Komisionit për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Evropës pati shprehur shqetësime serioze rreth faktit që shumica e rekomandimeve që kishte dhënë pas vizitave të mëparshme në Shqipëri nuk ishin zbatuar.
Objektivi kryesor i Raportit të vitit 2008 ishte për të parë nëse ishte arritur progres në lidhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni në vizitat e viteve 2005 dhe 2006.
Në këtë kontekst, vëmendje e veçantë u tregua në lidhje me trajtimin e personave të ndaluar nga policia dhe kushtet në qendrat e vuajtjes së dënimit si dhe ato të paraburgimit.
Gjatë gjithë vizitës, niveli i bashkëpunimit nga autoritetet shqiptare në nivel qendror ka qenë i shkëlqyer.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka vërejtur një numër përmirësimesh thelbësore dhe shumë domethënëse që nga vizita e vitit 2006.
Në veçanti, për sa i përket keqtrajtimit nga ana e policisë, trendi i përgjithshëm tregon përmirësim, ndërsa për sa i përket kushteve në qendrat e paraburgimit, jemi shumë afër që të kthehet një faqe e re.
Raporti vlerëson se situata në disa qendra të paraburgimit, siç kanë qenë raportuar në vizitat e viteve 2005 dhe 2006, i përkasin të shkuarës.
Komisionit për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Evropës nënvizon se Kryeministri i Shqipërisë ka dënuar në mënyrë publike aktet e torturës dhe format e tjera të keqtrajtimit dhe ka treguar se qeveria do të ndjekë politikën e ‘tolerancës zero’ në këtë drejtim.
Për t’ia arritur kësaj, thuhet në raport, i janë i dhënë instruksione Ministrisë së Brendshme dhe të gjithë oficerëve të policisë.
Komisionit për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Evropës thekson në Raport se delegacioni i tij ka vërejtur një numër përmirësimesh thelbësore në lidhje me kushtet e mbajtjes në qendrat e paraburgimit.
Me përfundimin së fundmi të transferimit të përgjegjësisë së qendrave të paraburgimit nga Ministria e Brendshme tek Ministria e Drejtësisë, të gjitha qendrat e burgimit tani janë subjekt i rregullave të njëjta.
Disa qendra të paraburgimit të cilat janë rekomanduar si të papërshtatshme, janë nxjerrë jashtë shërbimit.
Janë kryer investime të mëdha për të ndërtuar qendra të reja paraburgimi (si për shembull në Durrës, Fushë Krujë, Korçë dhe Vlorë), të cilat pa dyshim do të lehtësojnë problemin e vazhdueshëm të mbipopullimit në shumë qendra.
Standardet e ushqimit në sistemin e burgjeve janë përmirësuar.
Nuk ka pasur asnjë akuzë kohët e fundit për keqtrajtim fizik të qëllimshëm në qendrat e paraburgimit në Durrës dhe Vlorë; për sa i përket Durrësit në veçanti, kjo përbën një përmirësim të dukshëm.
Komisionit për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Evropës është i impresionuar nga standardi i lartë i kushteve materiale në njësinë për të burgosurit e mitur.
Sipas Raportit 2008, Kushtet në njësinë për të burgosurat femra ishin në total të kënaqshme dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor duket në tërësi të jetë adekuat në shumicën e qendrave të vizituara.
Përmes Raportit, Komisionit për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Evropës shpreh besim se autoritetet shqiptare do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të përmirësuar situatën në dritën e rekomandimeve të Komitetit, në përputhje me parimin e bashkëpunimit, i cili shtrihet në zemër të Konventës.