E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Indisë vlerëson marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në rritje me Shqipërinë

Manmohan Singh, letër homologut Sali Berisha

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka marrë dje një letër nga kryeministri i Indisë, Manmohan Singh. Përmes kësaj letre, kryeministri i Indisë, Manmohan Singh shpreh kënaqësinë e tij për marrëdhëniet në rritje mes Indisë dhe Shqipërisë si dhe për thellimin e tyre pas hapjes në New Delhi të Misionit Diplomatik shqiptar.
Gjithashtu në këtë letër kryeministri i Indisë, Manmohan Singh shpreh vlerësimet e tij më të larta për figurën e Nënë Terezës, figurë e cila “vazhdon të jetë një simbol i fuqishëm i lidhjes mes dy vendeve”.
“Ne jemi të lumtur që marrëdhëniet mes Indisë dhe Shqipërisë po njohin rritje. Hapja e Misionit Diplomatik të Shqipërisë në New Delhi dhe vizita e fundit e Ministrit Tuaj të Jashtëm do t’i japë më shumë nxitje marrëdhënieve tona bilaterale. Nënë Tereza, e cila ishte e etnisë shqiptare si dhe një shtetase indiane, solli lavdi tek ne përmes punës së saj vetëmohuese. Ajo vazhdon të jetë një simbol i fuqishëm i lidhjeve mes dy vendeve tona.
Unë gjithashtu shfrytëzoj këtë rast për t’u falënderuar Ju për ftesën tuaj të ngrohtë për të vizituar Shqipërinë. E çmoj këtë si një nder të madh për Indinë. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurinë e konsideratës Time më të lartë dhe Urimet e Mia më të mire për Vitin e Ri”, shpreh në letrën e tij drejtuar kryeministrit Berisha, Manmohan Singh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›