Ilir Kerni sjell "Arrëthyesin" në Tiranë
Kanë zgjedhur muajin dhjetor për të vënë në skenë një ndër baletet më të famshme në botë. Ndoshta sepse pikërisht kjo është edhe periudha që historikisht i është përshtatur kësaj vepre qysh kur Çajkovski kompozoi muzikën e baletit mes viteve 1891 e 1892 bazuar në koreografinë e Marius Petipa dhe pasardhësit të tij Lev Ivanov. Baleti i porositur nga drejtori i Teatrit të Moskës me kërkesën specifike të mbretërve rusë, menjëherë u bë vepra më popullore që vihet në skenë në periudhën e festave të fundvitit. Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë do të ngjitet për herë të parë në skenë baleti "Arrëthyesi". Duke filluar nga data 13 deri në 19 dhjetor vepra do të vijë për publikun nën koreografinë e Ilir Kernit, skenografi të Zorz Drausnik, me dirigjent Petrika Afezollin dhe kostumet e Elva Bella. Për këtë vepër interpretojnë solistët, trupa e baletit dhe orkestra simfonike e TKOB-it, si dhe nxënës së shkollës së mesme koreografike kombëtare. Në rolet kryesore interpretojnë: Enada Hoxha, Gerd Vaso, Ilir Kerni, Ledia Sulaj, Elton Merja, Evis Nallbani, Dion Gjinika, Fatjon Lito, Jonida Onuzi, Rovena Shqevi, Elona Dervishi, Adela Muçollari, Greta Hushi etj. Historia e baletit rrjedh nga tregimi "Arrëthyesi dhe Mbreti i minjve" i Ernst Theodor Amadeus Hoffmann. Vënia e parë skenike u realizua më 18 dhjetor 1892 pranë Teatrit Mariinskij të Shën Petërburgut në Rusi. Shfaqja me koreografi të balerinit rus Lev Ivanovi u drejtua nga kompozitori italian Riçardo Drigo. Në vigjilje të Vitit të Ri, në fillim të shekullit të 19-të, kryetari i bashkisë realizon një festë për miqtë dhe fëmijët e tij të vegjël. Këta, në pritje të dhuratave dhe tepër të entuziazmuar, vallëzojnë teksa mbërrin zoti Drosselmeyer, një mik i familjes, që u sjell dhurata gjithë fëmijëve dhe i zbavit me lojëra shpejtësie, megjithëse në fillim u shtie frikë fëmijëve. Të përkëdhelurës së tij, Klarës, i dhuron një Arrëthyes në formën e një ushtari, lodër të cilën Fritz, vëllai i vajzës, e thyen nga inati. Në festë arrijnë edhe prindërit, të cilët i bashkohen festës duke vallëzuar. Klara, e lodhur nga vallëzimet e darkës, pasi të ftuarit largohen, bie në gjumë dhe nis të ëndërrojë. Është mesnatë dhe gjithçka rreth saj nis të marrë përmasa të mëdha. Salla, pema e Vitit të Ri, lodrat... dhe mbi të gjitha një ushtri me minj që kërkojnë t‘i vjedhin Arrëthyesin. Klara tenton t‘i ndjekë, kur papritur arrëthyesi merr jetë dhe nis të luftojë së bashku me ushtarët e Fritz: në fund ngelen vetëm ai dhe Mbreti Mi, i cili e vë vërtet në vështirësi. Klara, për të shpëtuar Arrëthyesin e saj, merr këpucën e saj dhe ia hedh Mbretit Mi, i cili bie në tokë. Dhe ja, papritur Arrëthyesi shndërrohet në një princ dhe Klara i shkon nga pas duke hyrë në një pyll të fshehur nga bota. Këtu zhvillohet valsi i Flokëve të Borës. Gjatë aktit të dytë dy të rinjtë hyjnë në Mbretërinë e Ëmbëlsirave, ku i pret Zana e sheqerkave. Arrëthyesi i tregon asaj gjithë aventurat dhe sesi e mposhti Mbretin e minjve. Menjëherë, pallati gjallërohet nga një numër i madh vallëzimesh që përbëjnë muzikën argëtuese më të njohur të Çajkovskit dhe arrijnë kulmin me të njohurin Valsi i Luleve. Baleti mbyllet me një vals dhe ëndrra e Klarës mbaron. Sapo zgjohet, Klara rimendon edhe një herë ëndrrën që ka parë dhe përqafon Arrëthyesin e saj.
"Arrëthyesi" është realizuar në kinema, teatër dhe madje edhe në sport, sidomos muzika dhe drama e tij. Një shembull kinematografik është filmi "Fantazia" e Disney-t, në të cilin zana, kërpudha të animuara dhe peshq vallëzojnë nën ritmin e notave të "Arrëthyesit". Në çdo lloj trajtimi, partitura muzikore e Çajkovskit është riprodhuar pa asnjë ndryshim. Popullariteti i "Arrëthyesit" në një farë mase i dedikohet Willam Christensen, themelues i kompanisë se baletit San Francisko, i cili e çoi këtë vepër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1944. Suksesi i baletit dhe koreografia e George Balanchine krijoi një traditë të vërtetë dimërore në veprat skenike të SHBA-së. Muzika e baletit është ndër kompozimet më popullore të traditës ruse. Muzika në fakt i përket traditës romantike dhe përmban disa nga pjesët më të paharrueshme të kësaj tradite. Baleti në mënyrë befasuese përmban harmoni e ngjyra orkestrore moderne, përveçse një pasurie të mrekullueshme melodish. Libreti është nxjerrë nga një tregim i Ernst Theodor Amadeus Hoffmann, por jo në formën e tij origjinale, sepse do të ishte shumë e përgjakshme. Tregimi i nxjerrë nga libreti bazohet mbi një redaktim më pak të dhimbshëm të Alexandre Dumas.