Ndahet nga i dashuri, studentja hidhet nga kati i pestë
Një histori e dështuar dashurie ka çuar një studente drejt vetëflijimit. Ndërsa ka hyrë në vitin e tretë të studimeve të saj akademike pranë degës Menaxhim-Turizëm të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Durrësit "Aleksandër Moisiu", 21-vjeçarja nga rrethi i Bulqizës nuk ka mundur ta përballojë dot krizën që i ka shkaktuar ndarja nga i dashuri. Marrëdhënia e përfunduar keqas ka lënë gjurmë në botën e saj, duke e shtyrë drejt hedhjes nga kati i pestë i një pallati 8-katësh ku jetonte me qira bashkë me 3 studente të tjera. E. Ruftani, 21 vjeçe, është dërguar fillimisht në urgjencën e Durrësit, nga ku është nisur me shpejtësi për në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ku vajza ndodhet në gjendje tepër kritike për jetën. Për të ndjekur nga afër gjendjen e saj shëndetësore në spital ka shkuar edhe rektori i Universitetit të Durrësit, Agim Kukeli, i cili thotë për gazetën se ka kontaktuar me të atin dhe motrën e vajzës që ndodheshin atje. Ndërkaq, burimet spitalore bëjnë të ditur se e reja ka bërë vdekje klinike, për shkak të dëmtimeve tepër të mëdha që ka pësuar pas hedhjes nga lartësia. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të hënës, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar.
Nga dëshmitë e shoqeve me të cilat 21-vjeçarja Ruftani ndante apartamentin, vajza është futur në një gjendje të dëshpëruar, për shkak të ndarjes nga i dashuri dhe duket se ky ka qenë i vetmi shpjegim për veprimin e saj fatal. Grupi hetimor që shkoi në vendin e ngjarjes nisi menjëherë hetimet, duke mos përjashtuar as pistën e ndonjë grindjeje mes shoqesh a depresionit, për shkak të rezultateve akademike, si edhe rënien padashje nga lartësia. Gjithsesi, hetimet e para kanë zbardhur motivin e aktit që e ka futur të renë nga Bulqiza në koma dhe nuk dihet ende nëse do të mund të mbijetojë. Sipas familjarëve të saj, 21-vjeçarja ka qenë tip i qetë dhe pa probleme për aq sa ata dinin. Ngjarja ka qenë shokuese për familjen, por edhe për shoqërinë e studentes.
V.Qyrfyçi