Zv/sekretari amerikan i shtetit takon Topin dhe Berishen

Gjate ketij misioni, zyrtaret e larte te departamentit amerikan te shtetit Xhejms Steiberg e Tomas Kantrimen u takuan me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Berisha, Liderin e opozites Edi Rama dhe kryeprokuroren Ina Rama.
Perpjekjet, per zgjidhjen e krizes politike , per nje hetim te drejte te 21 janarit dhe shmangia e perplasjeve mes intitucioneve qe pasoi kete ngjarjeje, kane dominuar bisedimet e diplomateve amerikane me perfaqesuesit e Tiranes.
Keto jane pamjet e takimeve te zhvilluara me dyer te mbyllura. Presidenca njoftoi se ne takimin me Topin , diplomati Steinberg ka nenvizuar qendrimin e SHBA-se per rivendosjen e dialogut politik, institucional dhe respektimin e institucioneve te pavarura. Ndersa Presidenti Topi ka theksuar vendosmerine e tij personale per te ndermare cdo veprim qe nxit apo garanton dialogun mes paleve , si dhe mirepret cdo propozim per tryeze. Kryeministri Berisha nderkaq nga ana e tij mesohet se ka ofruar te gjitha garancite se qeveria do te krijoje hapesirat per zgjedhje transparente e te drejta.
Ne takim eshte theksuar qe zgjedhjet e 8 majit te pergatiten sa me mire dhe ne kohe. Me vone personalitet e larta te SHBA priten ne rezidencen amerikane liderin e opozites Edi Rama. Sipas qendrimit zyrtar te PS-se Rama eshte shprehur se kjo krize i ka rrenjet te zgjedhjet e korrupsioni dhe socialistet nuk e kane pasur asnjehere opsion bojkotin e zgjedhjeve.
Elona Mamushi Azhornuar së fundi ( e premte , 25 shkurt 2011 )