E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazhi i amerikaneve per 21 janarin Prokuroria larg sulmeve politike

Prokuroria duhet të mbetet larg sulmeve politike. Ky është mesazhi që ka dhënë Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, James Stainberg, gjatë takimit të zhvilluar me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Në një deklaratë te posaçme për mediat theksohet se Staiberg ka garantuar për mbështetjen e SHBA-ve në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, por e rendesishme mbetet dhe mosnderhyrja e politikes ne menyre qe organi i akuzes te kryeje me paanesi detyren e saj kushtetuese.

Nga ana e saj, Ina Rama ka garantuar hetimin e plotë të ngjarjes dhe distancimin nga çdo ndërhyrje politike. Sipas kryeprokurores organi i akuzes mbetet i angazhuar dhe i vendosur ne punen per zbardhjen e plote te 21 janarit. Duke e konsideruar këtë hetim si mjaft sensistiv në opinionin publik, prokurorja e pergjithshme eshte shprehur per nje hektim te plote,professional dhe gjitheperfshires.

Në takimin mes Prokurores së Përgjithshme Ina Rama me Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James Stainberg ishin të pranishëm dhe  Zëvendësndihmës Sekretarin për Evropën dhe për Azinë, Tomas Countryman dhe Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›