Ilir Kumbaro, Britania nuk pohon ekstradimin
Ministri i Shtetit për Policinë, e Mbretërisë së Bashkuar, z. Vernon Coaker pohoi se është njohur gjerësisht me cështjen e Kumbaros. Por, ai shtoi se Ilir Kumbaro aktualisht është nën një proces gjyqësor në Britani, dhe per kete arsye nuk diskutohet ende ekstradimi
TIRANE-I pandehuri i cështjes “Remzi Hoxha”, Ilir Kumbaro nuk do të ekstradohet në Shqipëria nga Britania, përsa kohë që drejtësia angleze e ka atë nën një proces gjyqësor. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Shtetit për Policinë, Krimin, Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, z. Vernon Coaker pas një konference për shtyp që pati në ambientet e konsullatës angleze në Tiranë. Coaker që ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme komentoi cështjen e ekstradimeve dhe bashkëpunimi e gjerë që ka patur me policinë shqiptare. Ai tha se “Tirana ka kërkuar nje sërë ekstradimesh dhe ne vetëm gjatë vitit 2008 për llogari të drejtësisë shqiptare kemi ekstraduar 7 persona. Ekstradimet u kryen sipas ligjeve britanike”. I pyetur rreth Ilir Kumbaros që aktualisht është në burgun anglez, Ministri britanik pohoi se është njohur gjerësisht me cështjen e Kumbaros. Por, ai shtoi se Kumbaro është nën një proces gjyqësor në Britani dhe se s’ka ctë shtojë më për këtë cështje. Në këtë kuadër ai shtoi se autoritetet britanike po rishikojnë të gjitha rastet e azilantëve me identitet të rremë.
Ish-oficeri i lartë i Shërbimit Sekret, Ilir Kumbaro, që është nën akuzë për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit, Remzi Hoxha u arrestua në Londër në muajin Tetor, pas një kërkimi ndërkombëtar nga Interpol, pasi kishte qenë për një kohë të gjatë në survejim.
Burime të Scotland Yard në Londër bënë të ditur se Kumbaro kishte ndërruar disa herë adresën e banimit në kryeqytetin britanik për të mos rënë në gjurmët e policisë.
Gjatë kësaj kohe Kumbaro është mbajtur nën vëzhgim për të konfirmuar faktin nëse ai ishte në të vërtet personi që kërkohej nga drejtësia shqiptare apo nëse kishin të bënin me një person tjetër.
Autoritetet britanike në datën 6 tetor kanë zhvilluar një gjyq, që ka pasur si palë Ilir Kumbaron, i cili duhet të paraqiste dokumentet pranë Gjykatës Britanike që të vërtetonte se ishte personi që identifikohej e jo një tjetër.
(d.b/BalkanWeb)