Ilir Kumbaro, së shpejti në Tiranë
Gjykata e Londrës vendosi dje ekstradimin e ish-oficerit të SHIK-ut, Ilir Kumbaro. Gjykatësit kanë pasur prova të mjaftueshme, ku vërtetohet se i pandehuri është Ilir Kumbaro dhe jo shtetasi me identitet Shaqa Shatri. Gjykata ka vendosur lejimin e ekstradimit të Kumbaros, duke i dhënë fund kështu procesit në favor për shtetin shqiptar. Avokati i Kumbaros nuk ka pranuar të japë asnjë koment lidhur nëse do ta apelojë apo jo vendimin. Për momentin Kumbaro është në dispozicion të shtetit shqiptar, ku pritet që pas ekstradimit të përballet me drejtësinë, pasi akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.
Procesi
Kumbaro u arrestua në Londër për llogari të drejtësisë shqiptare, i akuzuar për rrëmbim të trefishtë. Kumbaro ka paraqitur gjatë seancave të kaluara dokumente ku prezantohej si Shaqe Shatri, nga Kosova. Por prokuroria britanike ka siguruar dokumente nëpërmjet prokurorisë shqiptare, ku vërtetohet identiteti i të kërkuarit nga drejtësia shqiptare. Madje, në seancën e djeshme gjyqësore në Londër ka udhëtuar edhe një përfaqësues i drejtësisë shqiptare. Burime nga Ministria e Drejtësisë shqiptare thanë se për të ndjekur nga afër gjyqin për ekstradimin e Kumbaros është dërguar një eksperte ligjore, e cila do të sjellë raportet për çdo seancë, e cila i ka sjellë "fat" palës shqiptare, pasi përfundimisht gjykata londineze është bindur se Shaqa Shatri është Ilir Kumbaro. Nëse vendimi ekzekutohet, atëherë në Shqipëri procesi për zhdukjen e Remzi Hoxhës mund të fillojë nga fillimi. Një mundësi e drejtësisë është që çështja ndaj Ilir Kumbaros të gjykohet veç ish-shikasve të tjerë, që gjykohen në liri. Ndërkohë, procesi në Shqipëri është në fazën e dëshmitarëve të organit të akuzës. Në gjyq kanë dëshmuar ish-krerët më të lartë të shtetit.
Arratia
Pas largimit nga Shqipëria, në fund të vitit 1996, Ilir Kumbaro ka zgjedhur si vend fshehjeje Londrën, njësoj si shumë kolegë të SHIK-ut. Por, Kumbaro është treguar shumë i kujdesshëm në zgjedhjen e identitetit që do të përdorte. Ish-oficeri SHIK-ut, i arrestuar vitin e kaluar në Londër, gjatë 12 viteve fshehje në Angli ka përdorur një sërë identitetesh të rreme. Kjo për t‘i shpëtuar prangosjes pas shpalljes në kërkim në vitin 2000, nga Interpol Tirana. Kumbaro kishte kërkuar azil pranë Ministrisë së Brendshme si shtetas çek. Emri i përdorur prej tij ishte Shaqa Shatri. Po me këtë identitet, ai është paraqitur në gjykatë, gjatë seancës së parë gjyqësore të ekstradimit. Kumbaro, në mënyrë mjeshtërore ka mundur të bindë autoritetet britanike se ai ishte shtetas çek, i cili persekutohej në vendin e origjinës. Mospasja e shenjave të gishtave ka qenë avantazhi i përdorur nga ish-spiuni shqiptar për t‘u hedhur "hi syve" autoriteteve britanike të emigracionit. Ministria e Brendshme, pa e ditur se Kumbaro ishte njeri prej shtetasve më të kërkuar shqiptarë, nga Interpoli ka pranuar kërkesën e tij për azil. Më 7 nëntor 1998, po kjo ministri i ka garantuar atij leje qëndrimi përgjithmonë në Britaninë e Madhe. Dokumenti për pranimin e azilit është pjesë e dosjes së ekstradimit. Gjatë kontrollit të banesës, në momentin kur Kumbaro është arrestuar, janë gjetur një seri dokumentesh identifikuese të falsifikuara, që përdoreshin prej tij. 54-vjeçari Kumbaro, njeriu që di detajet e zhdukjes misterioze të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, 13 vjet më parë, në momentin e arrestimit në shtëpinë ku banonte në lagjen "Fulham", u ka thënë oficerëve të policisë lokale se ai nuk është Ilir Kumbaro.