Mali i Soronës, kapen 437 kg kanabis
Droga vazhdon të shkojë drejt Greqisë me metodat primitive, por me sa duket të sigurta. 437 kilogramë kanabis sativa janë bllokuar mbrëmë nga policia në Sarandë.
Ngarkesa e lëndës narkotike është pikasur dhe bllokuar teksa transportohej pranë Liqenit të Butrintit. Sipas njoftimeve, droga e paketuar në 11 thasë të vegjël ishte duke u transportuar me 7 mushka.
Policia ka shpallur në kërkim të paktën tre persona në lidhje me ngjarjen. Burimet zyrtare të policisë kanë thënë se në vendin e quajtur Sorona është zbuluar aktiviteti i tre personave që po transportonin drogën, e cila ishte marrë nga Lazarati.
Lënda narkotike dyshohet se do të kalonte në drejtim të Greqisë me mjete lundruese.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e personave të përshirë në trafik. / A. Peçi