Bashkia: 3 mijë pemë të reja në Tiranë
Bashkia e Tiranës nis punën për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet.
Sipas njoftimit të shpërndarë në media, në Tiranë do të mbillen 3 mijë pemë të reja gjatë muajve mars-prill të llojeve bli, mimozë, frashër e ligushte, të cilat do të ndikojnë në rritjen e gjelbërimit dhe pastrimit të ajrit në qytet.
Mbjellja e pemëve ka nisur fillimisht në zonën e Kodrave të Liqenit, e më pas puna do të vijojë edhe në rrugët e Tiranës, për të zëvendësuar pemët e thara apo ato të vjedhura.
Gjithashtu, sipas bashkisë, rreth 1mijë rrënjë të tjera do të përdoren për të krijuar hapësira të tjera të gjelbra brenda qytetit. / G.N.