E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: Mazhoranca do fitojë edhe zgjedhjet parlamentare të 2013-ës

23-05-2011 / Gazeta 55

LSI është optimiste se edhe zgjedhjet parlamentare të pas 2 viteve do konfirmojnë në pushtet mazhorancën aktuale. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta e ka cilësuar si mjaft pozitiv rezultatin që kjo forcë politike arriti në zgjedhjet lokale të 8 majit ndërsa ka shtuar se ky rezultat është pikënisja për zgjedhjet e 2013-ës. Në një takim me krerët e partisë në rrethe, Meta theksoi se edhe pse ky rezultat ishte shumë i rëndësishëm për LSI-në nuk u plotësuan objektivat e kërkuara.
“Rezultati i zgjedhjeve është shumë më i mirë se zgjedhjet e fundit. Kemi marrë 45 mijë vota më shumë se zgjedhjet e kaluara. Në Tiranë është rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë por nuk kemi arritur objektivat e kërkuara. Do të mbledhim Këshillin kombëtar dhe do të vendosim për platformën e rezultateve”- u shpreh Meta. Ai ka falenderuar të gjithë qytetarët të cilët votuan LSI-në duke shtuar se kjo forcë politike do të krijojë një platformë më të fortë dhe më të qartë për qytetarët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›