Ilir Meta i falet politikës destruktive, vendos të strehohet shesheve, nëse mundet
Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar dje, se do të zhvillojë protesta popullore në të gjithë vendin. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi dje se “protesta e parë do të nisë në sheshin “Skënderbej”, më pas ato do të shtrihen edhe më gjerë, në të gjithë Shqipërinë për të kundërshtuar miratimin e ndryshimeve Kushtetuese”, u shpreh Meta. Këto ndryshime janë cilësuar nga ana e tij, “si puçe kushtetuese, të ideuara nga kreu i opozitës, Edi Rama dhe ai i maxhorancës Sali Berisha”. Ndërkohë menjëherë pas deklaratës së bërë nga Meta, ka reaguar edhe Partia Socialiste, e cila nëpërmjet deputetit të saj, Taulant Balla, i ka cilësuar akuzat e ngritura, si “luftë për të fituar karrigen e kryeministrit nga ana e zotit. Meta, në zgjedhjet e 2009-s”. Deputeti i PS-së Taulant Balla ka reaguar për thirrjet për protesta të Ilir Metës dhe grupimit të tij. “LSI kërkon të zhvillojë protesta vetëm për karrigen e Ilir Metës. Lufta që po bën Meta është vetëm për karrigen e tij, jo për interesat e shqiptarëve”, tha Balla. Ndër të tjera deputeti i PSSH, Taulant Balla vuri në dukje se “Meta ka mbetur peng i mllefit anti PS”. Ndërkaq, kundër ndryshimeve Kushtetuese është shprehur dje edhe Partia Demokracia Sociale, duke kontestuar miratimin në kuvend të këtyre ndryshimeve me shumicë votash seancën e shkuar plenare. Sekretari Politik i PDS-së, Artur Duçkallari, e konsideroi mënyrën e ndryshimit të Kushtetutës si jotransparente. Duke vënë në dukje varfërinë në rritje të popullsisë, për çmimet që zbrazin me shpejtësi buxhetet e familjeve, etj, zoti Duçkallari akuzoi Kryeministrin Berisha si përgjegjësin kryesor për to. Me këtët rast, ai i bëri thirrje opozitës t’u rikthehet shqetësimeve njerëzore. Megjithatë rrikthimi tek hallet e njerëzve nuik do të thotë që ti rrinxjerrësh në rrugë për një kauzë e cila ka kundër votat e pjesës dërrmuese të përfaqaësuevse të zgjedhësve shqiptareë në Kuvendin e Shqipërisë, e të cilët votuan seancën plenare të 21 prillit për ti çelur rruigën një ndryshimi historik në sistemin tonë politik. Skema politike që vendosi të ndjekë në këtëb rast po e detyrojnë Ilir Metën që të përvetësojë skemën që ka aplikuar për muaj me radhë kryesocialisti Edi Rama, atë të destruktivitetit politik.
Leonard Quku
Leonard Quku