Ilir Meta, mes dy logjikave që asgjësojnë
08/04/2005 Një nga temat mjaft të komentuara të “taktikës politike”, me të cilën media është marrë shumë është kjo: a do të bëjë apo jo koalicion Ilir Meta, pra LSI me Fatos Nanon, pra me PS? Kjo dilemë, apo ky sport i medias, që ushtrohet në mënyrë të natyrshme në prognozësn politike është përforcuar sidomos këto dy ditët fundit, kur sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se, përveç aleatëve tradicionalë, PS do të bëjë koalicion edhe me forca të tjera, duke nënkuptuar këtu sigurisht LSI. Pyetja vjen dhe rishtrohet nga fillimi, cila mund të ishte strategjia dhe taktika elektorale e partisë së Ilir Metës.
Zotit Meta, liderit të partisë më të re dhe me siguri partisë së dytë më të rëndësishme të së majtës, i shtrohen përpara dy logjika që kundërshtojnë njëra-tjetrën, që të dyja politike, mes të cilave ai do të duhej të zgjidhte vetëm njërën.
Logjika e parë, që shtrohet përpara Ilir Metës, është ajo normalja, që shtrohet për forcat politike të secilit krah politik, kudo ku jeta politike është në një shtrat normal: Forcat e një krahu politik të caktuar vijnë dhe grupohen, kooperojnë, bashkëpunojnë duke krijuar një front pothuaj të përbashkët politik kundër krahut tjetër. Në vartësi të sistemit elektoral, të detajeve të tij kemi koalicione para ose paszgjedhore. Kjo është normalja kudo. Në rastin e Shqipërisë, ky sistemi elektoral është i tillë, me zgjedhje me një tur, është domosdoshmëri për krahët politikë, që të grupohen sa më shumë dhe të bëjnë aleanca parazgjedhore.
Kauza e së majtës, familja politike, ku është vendosur LSI, e do që Ilir Meta dhe partia e tij të kërkojnë një bashkëpunim paraelektoral me Partinë Socialiste të Fatos Nanos. Por, sidomos në sistemin tonë zgjedhor, atij i interesonte që ashtu si partitë e tjera të vogla të majta, ai të bënte pak a shumë atë që kërkon Gjinushi, Xhuveli dhe Ceka. Pra të kërkonte bashkëpunim me PS në proporcional dhe të mbështeste kandidatët e saj në mazhoritar. Kështu, Meta do të kontribuonte në racionalizimin e energjive të krahut të majtë politik në Shqipëri, të shfrytëzonte bashkë me aktorët e tjerë të së majtës të gjitha mundësitë që ofron sistemi elektoral dhe të ndante nesër me këta faktorë humbjen apo fitoren.
Por, përkundër kësaj logjike krejt politike, ngrihet një tjetër logjikë politike po kaq legjitime. Nëse Ilir Meta bën koalicion paraelektoral me Partinë Socialiste dhe paralajmëron një të tillë pas zgjedhjeve, ai merr përsipër një rrisk shumë të madh. Së pari, ai asgjëson moralitetin dhe legjitimitetin, mbi të cilin është ngritur largimi i tij dhe grupit që e pason nga Partia Socialiste. Derisa në PS kemi të njëjtin lidership dhe të njëjtën frymë, prej së cilës ai u shkëput dhe prej së cilës ai tenton ta “shpëtojë” edhe Shqipërinë, cila është logjika e një bashkimi tani pas një ndarjeje para 6 muajsh. Ilir Meta ishte zv. kryeministër, ishte figura e dytë e partisë së tij dhe nga ana tjetër ishte krejt komod politikisht në partinë e tij. Nesë ai u shkëput, ai kishte arsye krejt politike. Të paktën kështu ai lë vetë të kuptohet në këtë rast.
I gjithë morali dhe fryma e partisë së Metës, vetë arsyet e ekzistencës së LSI-së është bazuar mbi “shkëputjen” nga modeli, praktikat dhe lidershipi i Partisë Socialiste, i abuzimit të saj me pushtetin. Një bashkim i qartë apo i nënkuptuar me PS-në para zgjedhjeve do të ishte asgjësim i ekzistencës së partisë së Ilir Metës. Aq më tepër që ai është në provën e parë në elektorat të partisë së tij. Sigurisht, në një kohë të dytë, zoti Meta do të duhej të shihte me realizëm fuqinë e tij dhe fuqinë e faktorëve të tjerë brenda së majtës. Kjo do të thotë pas zgjedhjeve, gjuha dhe ligjërimi i LSI do të duhej të rishiheshin rrënjësisht.
Të gjitha “sirenat” që e ndjellin Ilir Metën drejt një koalicioni parazgjedhor me Partinë Socialiste, të hapur apo të nënkuptuar janë një “vetëvrasje politike” për këtë lider politik dhe pasuesit të tij. Partitë, që shkëputen nga partitë e tjera të mëdha, si rregull e ndërtojnë identitetin e tyre mbi mohimin e identitetit të partisë së parë. Të paktën në provën e parë. Logjikisht kjo do të duhej të pritej edhe nga LSI dhe zoti Meta.