Madona, mungesë komunikimi me fëmijët
09/04/2005 Mungesa e dialogut është sigurisht pengesa më e madhe për çdo familje. Kjo gjë mund t’u ndodhë edhe personazheve të famshëm. Kështu u ka ndodhur edhe Madonës dhe Guy Ritchie, të cilët duket se s’dinë të komunikojnë me fëmijët e tyre, Lourdes dhe Rocco. Arsyeja për këtë është se të dy fëmijët flasin vetëm frëngjisht, që është gjuha e parë në një shkollë londineze, ku ata janë regjistruar, ndërsa këngëtarja dhe regjisori nuk kuptojnë asnjë fjalë.
Ka qenë gjyshi i regjisorit, ai që është shprehur për “Sun” se çfarë ndodh në shtëpinë e Ritchiet, ku vihet re qartë mungesa e komunikimit. Si Rocco, djali i lindur nga martesa e Madonna-s me Ritchie, e zhvilluar më 22 dhjetor të 2000-shit, ashtu edhe Lourdes, vogëlushja e lindur nga marrëdhënia e këngëtares me Carlos Leon, bëjnë gjithçka për të evituar të flasin në anglisht.
Ata preferojnë të flasin frëngjisht, gjuhën që flasin gjithmonë në “Lycee Francais School” në Londër, shkollë të cilën e frekuentojnë. Dhe, tashmë që Lourdes flet në një mënyrë të rrjedhshme, dhe Rocco i ka të gjitha mundësitë për të ndjekur shembullin e motrës, Madonna dhe Guy nuk mund të kuptojnë më se çfarë ata thonë.
“Rocco po mëson frëngjisht. Ai flet vazhdimisht në shtëpi, për shkak se edhe Lourdes flet”, ka treguar John Ritchie. “Është tepër zbavitëse, pasi as Guy, as Madonna, nuk dijnë ndonjë fjalë nga kjo gjuhë dhe kështu që nuk kuptohen”. Zëdhënësja e këngëtares, në të vërtetë, ka konfirmuar se fëmijët janë duke i mësuar disa fjalë nënës së tyre.