Zviceranët propozojnë devijimin e gazsjellësit transeuropian nga Greqia në Shqipëri
08/04/2005 Varianti shqiptar është më i shkurtër dhe ekonomik
Varianti I Deti Kaspik-Bullgari–Maqedoni–Shqipëri–Itali
Variant II Deti Kaspik–Turqi–Greqi–Itali
Varianti III Gjeorgji–Ishujt e Greqisë–Itali
Kanali gazsjellës 2000 km
Vlera 1.5 miliardë euro
Segmenti në Shqipëri 140 km
Vlera 500 milionë euro
4 miliardë m3
Konsum gazi
Gazsjellësi që do të transportojë gazin e lëngshëm nga Deti Kaspik në Itali nëpërmjet Greqisë, ka shanse të ndryshojë itinerarin. Janë tre variante të mundshme, por, sipas kompanisë së njohur zvicerane EGL, varianti i parë që kalon nëpërmjet Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë për të shkuar nga Vlora në Itali, është jo vetëm më i shkurtri, por dhe më ekonomiku. Vija e gazsjellësit mund të kalojë dhe në Shqipëri, e cila premton për një rrugë më të shkurtër nëpërmjet detit deri në Itali, duke shfrytëzuar Portin e Vlorës. Sipas të dhënave të bëra publike në prezantimin e projektit nga kompania zvicerane EGL, e përfaqësuar nga Robert Klein, shef i logjistikës i EGL për Evropën Juglindore, kanali gazsjellës mendohet të jetë i gjatë 2 mijë km, por vetëm 140 km i takojnë Shqipërisë. Projekti kërkon një investim prej 1.5 miliardë eurosh, ndërkohë që segmenti shqiptar do të kërkojë plot 500 milionë euro. Nëse çdo gjë shkon sipas planit dhe varianti i parë votohet nga të gjithë, puna do të fillojë në vitin në vazhdim dhe do të zgjasë 7 vjet. Ministri Doda, gjatë prezantimit ka theksuar se ky projekt e përcakton Shqipërinë si një segment të rëndësishëm në një korridor të ri gazi, midis Lindjes dhe Perëndimit, duke lidhur Shqipërinë me rrjetin ndërkombëtar të gazit dhe duke krijuar mundësi të ketë akses në burimet energjetike nga të dy drejtimet. Gjithashtu projekti i krijon mundësi Shqipërisë të zhvillojë projektet energjetike të
konkluduara në studimet për zhvillimin e sektorit tonë energjetik dhe në Strategjinë Kombëtare të Energjisë. Të dhënat e studimit të fizibilitetit tregojnë se kanali gazsjellës riaktivizon gjithë industrinë, ku llogaritet një konsum aktual mbi 4 miliardë m3 gaz natyror, ku përfshihet dhe industria petrokimike dhe shërbimet rezidenciale.
Ndërkaq, shoqëria zvicerane EGL ka financuar një studim parafizibiliteti i përgjithshëm për gazsjellësin në fjalë dhe tashmë është prezantuar me mjaft sukses nga EGL, në një numër institucionesh multilaterale strategjike dhe qeverish si EU (EU DG TREN), Banka Botërore, IFC, MIGA, Ministria e Ekonomisë italiane. Konkluzioni i EGL, bazuar në studimin e mësipërm, është të ndërlidhë sistemin e gazit natyror në Shqipëri me sistemin e gazsjellësve të vendeve fqinje dhe Italinë, si pjesë e linjës tranzit që kalon Shqipërinë. Projekti rajonal që i referohet EGL-së quhet TAP (Trans-Adriatic-Pipeline). TAP siguron një numër opsionesh rrugore nga fqinjët lindorë të Shqipërisë në Itali, por të gjitha nëpërmjet Shqipërisë. Gjithashtu pjesëmarrja e EGL-së në investimet direkte për lidhjen me tubacion të gazit natyror, të Ballkanit me Italinë, do të sjellë edhe investimin direkt të EGL-së në burimet e reja të prodhimit të energjisë elektrike me gaz natyror, nga 2000 MW deri në vitin 2007. Financimi do të vazhdojë në këtë burim me një fuqi deri në 5000 MW.