Legaliteti përshëndet Topin për qëndrimin ndaj pronarëve
>Partia "Levizja e Legalitetit" shpreh kënaqësine e saj, që mbas nismës së NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve dhe me frymën e takimit që Ai organizoi ditën e premte date 9 janar 2009 me shoqatat e pronarëve të Shqipërisë, edhe Kryetari i shtetit z. Topi, risolli në vëmendjen e publikut problemin e pronave, i cili sipas PLL kërkon një zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare.
Duke qenë plotësisht e ndërgjegjshme për ndryshimet e mëdha demografike që kanë ndodhur këto 18 vjet, por edhe e përgjegjshme për fatet e qytetarëve shqiptarë dhe interesat e vendit, PLL mendon se është i domosdoshëm një komunikim intensiv dhe i drejtperdrejtë ndërmjet pronarëve dhe qeverisë shqiptare, për të gjetur zgjidhjen optimale për këtë problem delikat dhe të mprehtë. Partia "Lëvizja e Legalitetit" e shikon zgjidhjen e çështjes së pronave në Shqipëri jo vetëm në planin e vendosjes së legjitimitetetit, por edhe si një impuls i rëndësishëm zhvillimi që do të gjenerojë investime të reja, qofshin këto të brendshme apo të huaja.