E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta rrëzon akuzat mediatike për bashkëpunim të Shqipërisë me Rusinë, në fushën e shërbimeve sekrete

Fushatë fobie, e mbushur me të pavërteta

Zëvendëskryeministri ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta konsideron si të pavërteta akuzat mediatike për bashkëpunim të autoritete shqiptare me shërbimet sekrete ruse.
Sipas kryediplomatit shqiptar, kjo është një fushatë e mbushur me fobi ndaj një vendi të caktuar dhe se Shqipëria ka ato marrëdhënie me Rusinë që kanë të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Numri 2 i qeverisë garantoi se raportet e Shqipërisë me aleancën veri-atlantike, mbeten të paprekura.
“Fushata e cila për fat të keq ushqehet nga një lloj fobie ndaj një vendi të caktuar, e cila është shoqëruar dhe me disa të pavërteta që i adresohen përfaqësuesit tonë atje, nuk i jep ndihmë askujt. Shqipëria ka ato marrëdhënie me Rusinë që i kanë të gjitha vendet e tjera anëtare të NATO-s. Në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare ku ka folur ambasadori shqiptar në Rusi, kanë folur edhe titullarët më të lartë të vendeve të NATO-s. Po kështu dua t’ju siguroj se marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n, janë marrë të pacenueshme ndaj çdo raporti normal me vende të tjera”, u shpreh zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›