E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha u jep lamtumirën ambasadorëve Withers dhe Borchard

Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin e SHBA John L. ëithers II, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen, për mbështetjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme, që SHBA i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe. Berisha vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA, mikut, aleatit dhe partnerit strategjik të shqiptarëve, të Qeverisë Amerikane, por dhe ambasadës së SHBA në Tiranë, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë si një moment historik, si ngjarjen më të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të sigurisë së Shqipërisë, pas shpalljes së pavarësisë.
Ambasadori ëithers pasi e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen, theksoi se largohet nga Shqipëria i lumtur, që Shqipëria ecën e sigurt drejt së ardhmes më të mirë.
Ambasadori vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë dhe politikave të saj konstruktive, të moderuara dhe miqësore, në shërbim të paqes dhe sigurisë në rajon.
Në takim u ripohua vendosmëria e të dy vendeve, për të konsoliduar edhe më tej lidhjet dhe miqësinë e ngushtë midis dy vendeve dhe popujve, si dhe për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Edhe në takimin tjetër me ambasadorin gjerman, Bernd Borchardt, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Berisha e falenderoi ambasadorin gjerman për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme qe Gjermania i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve dhe vlerësoi kontributin që Ambasadori Borchardt dhe stafi i ambasadës në Tiranë ka dhënë në forcimin e zgjerimit e lidhjeve të gjithanshme dhe marrëdhënieve të ngushta të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve e popujve. Ambasadori Borchardt falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë shqiptare gjate kësaj periudhe. Më tej në takim u rikonfirmua fakti se gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet midis dy vendeve kanë shënuar progres dhe arritje të reja në shumë fusha, si në fushën e arsimit, në bashkëpunimin në fushën ekonomike e financiare, në fushën e energjetikës dhe infrastrukturave të lidhura me të por edhe në kuadrin shumëpalësh në veçanti në kuadër të NATO-s dhe integrimit evropian të Shqipërisë. Një ndër ngjarjet e rëndësishme që tregon për nivelin gjithnjë në rritje te interesit të investitorëve gjermanë në Shqipëri, edhe në saj të kushteve të favorshme të krijuara nga qeveria shqiptare për biznes e investime, është edhe çelja e Dhomës Gjermane të Tregtisë, e cila pritet ti jap një shtysë të mëtejshme këtij interesi dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare midis të dy vendeve.
Së fundmi, në takim u ripohua vendosmëria e dy vendeve dhe qeverive për të konsoliduar edhe më tej miqësinë si dhe për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin midis të dy vendeve, në të gjitha fushat, si në kuadrin dypalësh ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, në dobi të interesit dhe të mirës së ndërsjellët të të dy popujve miq.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›