Ilir Meta sot udhëton drejt Durrës-Kukës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është opozitari i parë që viziton rrugën Durrës-Kukës. Meta ka vendosur sot të udhëtojë drejt veprës kombëtare, për të parë nga afër ndërtimin madhështor të saj. Ndryshe nga kryesocialisti Edi Rama, kreu i LSI-së ka mbështetur ndërtimin e kësaj vepre gjigande që lidh dy territoret shqiptare, atë të Kosovës dhe Shqipërisë. Në mënyrë të vazhdueshme, Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar opozitës së majtë që të shkojë dhe të shohë nga afër punimet që po kryhen në rrugën Durrës-Kukës, ndërkohë që është Ilir Meta ai që ka vendosur ta vizitojë atë pikërisht sot paradite.