E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kosova, mrekullia e shekullit XXI

Kryetari i PS-së, Edi Rama, përshëndeti dje njëvjetorin e pavarësisë, duke e konsideruar shtetin e ri të Kosovës një nga mrekullitë të shekullit XXI. Ai vuri në dukje se prej një viti Kosova po ndërton rrugën e saj drejt Evropës si një shtet që aspiron vendin e vet në tryezën e Bashkimit Evropian. “Në përvjetorin e parë të shtetit të Kosovës, unë u uroj shqiptarëve e shqiptareve matanë kufirit tonë verilindor, sa më shumë sukses në rrugën e re drejt Evropës. Bëhet një vit që në Kosovë po punohet për ndërtimin e institucioneve demokratike mbi bazën e një Kushtetute të garantuar nga një vullnet i qartë demokratizues i të zgjedhurve të popullit shqiptar të Kosovës”, - tha z.Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›