E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania rikonfirmon mbështetjen e integrimit të Shqipërisë dhe liberalizimin e vizave me BE

Ambasadori Gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt i dhuron repartit RENEA pajisje të ndryshme në vlerën 54 mijë euro

Gjermania rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe liberalizimin e vizave me BE. Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Bernd Borchardt deklaroi dje gjatë një takimi që kreu me forcat speciale të RENEA-s, se vlerësimi i zgjedhjeve të 28 qershorit do të ndikojë dhe në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në deklaratën e tij ai shtoi se në vjeshtë do të diskutohet në Bruksel kërkesa e Shqipërisë për anëtarësimi e saj në BE.

“Lufta kundër krimit të organizuar është një element shumë i rëndësishëm në përafrimin e Shqipërisë në BE. Qeveria Gjermane dëshiron të mbështesë Shqipërinë në këtë proces, pasi është vendimtar edhe për liberalizimin e vizave. Gjithashtu, Ambasada do të ofrojë mbështetje edhe për menaxhimin e kufijve, që të  përmbushen  kushtet për liberalizim”, tha Ambasadori i Gjermanisë, Bernd Borchardt.

Gjatë këtij takimi të organizuar dje nga Ambasada Gjermane në Tiranë, iu dhuruan repartit RENEA pajisje të ndryshme në vlerën 54 mijë euro. Mbi 1 milion euro akordoi qeveria Gjermane, për pajisje dhe trajnimet e trupave speciale RENEA.
Sipas Ambasadorit gjerman Borchardt, një pikë e veçantë në përmbushjen e kritereve për anëtarësim do të jetë dhe analiza që do t`u bëhet zgjedhjeve nga ndërkombëtarët.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›