E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e madhe Tiranës, tek Namazgjaja

Komisioni

Komisioni për ndërtimin e xhamisë së madhe të kryeqytetit ka rënë dakord për vendon e ndërtimit të saj. Anëtarët e komisionit kanë pranuar propozimin e ardhur nga Komuniteti Mysliman për ndërtimin e xhamisë së madhe tek Namazgjaja ku ndodhet dhe toka e Komunitetit Mysliman.

Në mbledhjen e ardhshme Komisioni do të diskutojë për mënyrën se si do të veprohet për projektin e xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri, apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›