E Diel, 1 Nëntor 2026

Një 41-vjeçar plagos me armë zjarri një të ri

Komisariati i Policisë Durrës

Policia e Durrësit ka njoftuar se një 41-vjeçar ka plagosur një person. Rreth kësaj ngjarje ka filluar procedimi penal në mungesë për shtetasin Imer Kamberi. Ky shtetas dyshohet se rreth orë 15:30, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.C., 18 vjeç, banues në Bruz – Zall, i cili është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Krujës jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të ditur se janë kryer veprimet e para hetimore, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, pushkë model 56 e kalibrit 7.62mm. Si dhe u bë shpallja në kërkim policor Imer Kamerni dhe po punohet për kapjen e tij. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›