Kryesocialisti Rama vazhdon vizitën në SHBA
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ditës së sotme ai ka patur një seri takimesh ku në qendër të diskutimeve ka qenë programi i PS-së, për një Rilindje Shqiptare dhe gjendjen aktuale në Shqipëri.
Rama ka patur takime në Departamentin e Shtetit, ndërsa më pas në Kongresin Amerikan ku është takuar me kongresmenët, Engell dhe Peters.
Në një mesazh të postuar në Twitter, kreu socialit shkruan; Një bisedë shumë miqësore me kongresmenët Engell e Peters ku folëm për programin tonë të ri dhe gjendjen në Shqipëri përgjithesisht.
Prej ditësh kryesocialisti po qëndron në SHBA-së ku ndër të tjera ka patur edhe një bashkëbisedim me studentë dhe shqiptarë që jetojnë në Amerikë në Universitetin e Nju Jorkut, në Nju Jork.