Ilir Paja, policët nuk dëshmojnë në gjykatë
Punonjësit e repartit të operacioneve speciale të quajtura "Gos", të cilët tentuan disa muaj më parë të arrestonin Ilir Pajën, nuk e kanë pranuar ftesën e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dëshmuar rreth planit operacional. Të njëjtët policë që tentuan të arrestonin dhe Dritan Dajtin, në një aksion që më pas u kthye në gjakderdhje. Ata kanë refuzuar për të disatën herë që të shkojnë në gjykatë për të treguar mënyrën e plagosjes të kolegut të tyre, gjatë manovrave për të vënë në pranga Pajën, i konsideruar në Itali e Gjermani si një nga elementët më të rrezikshëm kriminalë. Por dje ka dështuar sërish gjyqi, duke sjellë diskutime nga radhët e palëve në gjykatë nëse çështja duhet të gjykohet te Krimet e Rënda apo ajo e Rrethit.