E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia, bursa studimi për studentët shqiptarë

Në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim, qeveria e Republikës së Çekisë ka ofruar për shtetasit shqiptarë deri në 4 (katër) bursa për programe studimi të nivelit master ose doktoratë, dhe 1 (një) bursë për studime të nivelit bachelor në universitetet publike çeke për vitin akademik 2010-2011.
Programet e studimit për master ose doktoratë do të zhvillohen në gjuhën angleze, ndërsa ato të nivelit bachelor në gjuhën çeke dhe do të jenë në fushat e mëposhtme: Bujqësi, Ekonomi dhe Biznes, Informatikë. Të interesuarit për këto bursa duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës këto dokumente:
Për programet e studimit të nivelit bachelor: formularin e aplikimit me fotografi (i cili duhet nxjerrë nga adresa e internetit: www.msmt.cz/international-cooperation-1/government-scholarships-developing-countries, si dhe një CV që përmban informacion për ciklet e shkollimit dhe adresat e shkollave ku aplikanti ka studiuar, kopjen e noterizuar të dëftesës së pjekurisë, e përkthyer në çekisht, listën e lëndëve të zhvilluara për çdo vit shkollor, e përkthyer në çekisht, certifikatën e lindjes me fotografi, e përkthyer në çekisht, raportin mjekësor për aftësi studimesh, i përkthyer në çekisht ose anglisht.
Për programet e studimit të nivelit master dhe doktoratë, një informacion më të hollësishëm për dokumentacionin që duhet plotësuar lidhur me llojin e bursave që ofrohen, si dhe formularin e aplikimit, mund ta nxirrni nga adresa e internetit: www.msmt.cz/international-cooperation-1/government-scholarships-developing-countries. Mbas dorëzimit të dokumentacionit, aplikantët për programet e studimit të nivelit master dhe doktoratë do të paraqiten pranë Ambasadës Çeke në Tiranë për të zhvilluar një testim lidhur me njohjen e gjuhës angleze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›