E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëm një antishqiptar mund të kërkojë përjashtimin e Shqipërisë nga institucionet evropiane

Përfaqësuesja e delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Lajla Pernaska Partia Demokratike dënoi edhe njëherë sot tentativat e Edi Ramës për përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës. Përfaqësuesja e delegacionit shqiptar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lajla Pernaska, u shpreh sot se kërkesa e z.Rama për të nxjerrë Shqipërinë jashtë radhëve të KiE, është një veprim sa i shëmtuar aq edhe i paprecedentë në historinë e vendit. Sipas deputetes demokrate një kërkesë të tillë institucioneve ndërkombëtare mund t’ua drejtojë vetëm një antishqiptar me frymë të theksuar kundër aspiratave të vendit dhe shqiptarëve në tërësi.Deklarata e plotë për shtyp e deputetes Lajla Pernaska: Doja të përcjell para jush sot faktin që akti i shëmtuar dhe antikombëtar, për përjashtimin e Shqipërisë nga KE, i organizuar me paramendim nga Edi Rama e pinjollët e tij, zgjoi një përç mim të madh në Asamblenë Parlamentare të KE. Nga të gjithë kolegët parlamentarë të të gjithë delegacioneve të vendeve anëtare të KE-së, ky akt u dënua si tejet i ëulët, aq sa dhe vetë ai që duke shfrytëzuar rregulloren e Asamblesë parlamentare, kërkoi në ditën e parë mosratifikim e kredencialeve të delegacionit shqiptar, e kuptoi se ku kish rënë dhe se ishte mashtruar dhe u detyrua të nesërmen që i pari të votojë për kredencialet e pamohueshme të delegacionit shqiptar. Duke kërkuar përjashtimin e Shqipërisë, nga një institucion ndërkombëtar, në të cilin vendi ynë është anëtarësuar nga të parat vende në rajon, që në qershor 1995, Edi Rama faktoi më qartazi se kurrë, se izolimi i Shqipërisë është trashëgimia më e zezë nga etërit e tij historike dhe biologjike. Duke dënuar edhe një herë më shumë forcë këtë akt sa të shëmtuar, aq dhe të padenjë, i bëj thirrje deputetëve të PS të dënojnë antikombëtarizmin e Kryetarit të tyre dhe të pinjollëve të tjerë nën petkun e tij. Dua të theksoj këtu se, ndër të tjera zonja Dade deklaroi në takimin e saj, se zgjedhjet janë shitur nga komisionerë të korruptuar të PS. Ky është një akt tjetër i rëndë mos mirënjohjeje ndaj mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të ndershëm të PS që me netë e ditë të tera u përkushtuan ndaj partisë së tyre, ndaj bindjes së tyre dhe tani marrin si shpërblim akuzën me të rëndë dhe me absurde pikërisht nga kryetari i tyre. Edhe një herë theksoj se ky akt i fundit i Edi Ramës, dhe përpelitjet e turpshme, e të dështuara të dështuara të tij, për të penguar Shqiëerinë në proçesin e saj të integrimit, shënon  përballjen me kërkesën zyrtare më antishqiptare të bërë përgjatë gjithë historisë tonë të 20 viteve të fundit. Përjashtimin mund ta kërkojnë vetëm segmente antishqiptare. Por, nga ana tjetër, me një unanimitet më solid se kurrë, KE mbështeti fuqishëm kredencialet e Shqipërisë, si dhe konfirmoi një mbështetje të palëkundur në vazhdimin e forcimit të shtetit ligjor, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe integrimin e shpejtë të Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›