E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër frontet e luftës politike “Bojkot”

1. Përfundimisht, lufta politike e Partisë Socialiste, krijoi katër fronte të mëdha kundërshtarësh. Më të vjetëruarit e saj, idenë funksionale të tërheqjes-grackë, në parambylljen e votimeve të 1996-ës, e transplantuan në tërheqjen-bojkot, të paszgjedhjeve 2009-ës, duke llogaritur marrjen e të njëjtit përfundim: rënien e zgjedhjeve, dështimin e koalicionit, ardhjen në pushtet. Por bojkoti është shkapërdedhur në konfuzion mendimi e veprimi, në mënyrë lidhore si “edhe - edhe”:  edhe zgjedhjet pranohen edhe kutitë të hapen, edhe mandatet nuk do të digjen edhe bojkoti do të vijojë, edhe do të vazhdojnë protestat edhe dialogu pranohet, edhe ulemi në bisedime edhe asnjë kthim prapa. Qartësisht ky është vetëkurthimi i partisë me bojkot-bumerang, dhe pa kurrfarë dhimbje për dëmin që u shkakton interesave të Shqipërisë.2. Kundërshtari i parë dihej: është PD dhe e djathta në koalicion me LSI. Socialistët, duke u mbështetur në dy pika të forta, numri i madh i deputetëve që kanë dhe detyrat e vështira të koalicionit në procesin integrues, besuan që, me mungesën e opozitës, do të flashkej vullneti qeverisës, ngërçi institucional do të ndjehej më shumë se sa do të shihej, protestat do të pasonin si fshesë për largimin e qeverisë. Por koalicioni, në të drejtën e vet ligjore qeverisëse,me maturinë puno vetë - fto opozitën, e lëkundi atë në të dy synimet e shpallura: hapjen e kutive dhe zgjedhje të parakohshme. Opozita nuk ka mundur të përvijojë kurrfarë fitoreje në një kohë kaq të gjatë sepse, Partia Socialiste nuk bindi dot askënd në motivin e shpikur dhe pa paraqitur fakte, për zhbërjen e zgjedhjeve dhe vënien në pikëpyetje të koalicionit qeverisjes. Kurse pozita është e mbështetur me dy këmbë në tokë: kthim në kuvend, zbatim i kushtetutës, hetim i zgjdhjeve, bashkëpunim i pandërprerë.Dhe, kështu do të ndodhë.3. Kundërshtari i dytë shpërfillej: është brenda vetë PS. Idea e bojkotit nuk lindi nga një fitore e grabitur - sepse fituesi u njoh nga të gjitha palët, por pasoja për kreun e partisë nga humbja, mund të shmangej me ngritjen e alibisë së fitores. Këtë dredhi e pa gjithkush dhe menjëherë, që me mospjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme vendore. Por me të nuk u pajtuan të gjithë brenda partisë. Kundërshtarët ishin të drejtpërdrejt e të përmbajtur. Ata u shfaqën sa gishtat e një dore dhe zëra të qartë - folën, dëgjuan, pritën, por heshturazi mund të jenë sa gishtat e pesë duarve. Ata u shpërfillën, nuk u lejuan të shprehin pikëpamjen dhe u paralajmëruan për ndëshkim. Kjo luftë brenda për brenda, nuk duhet gjykuar nga përballja numerike, sepse pjesa më e pakët, e kishte marrë vendimin, të cilin e shumëfishoi në mediat e Shqipërisë dhe para zyrtarëve të Parlamentit  Europian, në Strasburg, përderisa u ndaluan të shpreheshin në mbledhjet e partisë së tyre. Së shpejti ata do të futen në Kuvend. Ky është fronti i dytë ku opozita nuk arriti fitoren e menduar. Përçarja e bojkotit e akuzon shumicën e deputetëve socialistë për përgjegjësi kolektivë në rrugën e gabuar.4. Kundërshtari i tretë dyshohej: është faktori ndërkombëtar. Politika e socialistëve ndaj gjithë faktorit ndërkombëtar, nuk është e sinqertë, përveç kryengjeshur, sillet edhe hileqare. Kur nisi bojkoti, ideatorët shpresonin që, me kohëzgjetjen e tij do ta lodhnin këtë faktor, do ta lëkundnin mendimin e tij e do ta detyronin të redaktonte vlerësimin për zgjedhjet, madje edhe ta friksonin në një kohë tejet të rëndësishme për Shqipërinë, me destabilizim alla ’97. Për  ta nxitur këtë droje, çuan nëpër foltore figurat më të ashpra të asaj kohe. Por, faktori ndërkombëtar kurrë më parë nuk i ka drejtuar ndonjë force politike kaq shumë thirrje dhe kaq kritika në shtim se sa Partisë Socialiste për mosfutjen në Kuvend. Thirrja e prerë dhe e stërpërsëritur e tyre është: kthehuni në Kuvend, mos shkelni Kushtetutën, të ndërtohet Dialogu. Asnjëherë Partia Socialiste nuk e ka vendosur veten në pozitë më të keqe ndaj faktorit ndërkombëtar se sa me politikën e bojkotit dhe shpërfilljen e thirrjeve të tij.5. Kundërshtari i katërt i dëmtuar: interesat e shqiptarëve. Në një shekull, asnjëherë ky popull nuk u ndodh si në një vit kohë, pranverë 2009 - verë 2010, për nga ngjarjet e paimagjinueshme, përjetimi ditë pas dite të realizimeve historike: anëtarësimin në NATO, pranimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat për në BE, marrjen e pyetësorit, heqjen së shpejti të vizave. Këto ngjarje kaq të mëdha, të ngjeshura në pak muaj, duke qenë kyçe, dhe përderisa i përkësin çdo shqiptari, duhet të përbashkonin çdo parti rreth procesit përfundimtar. Partia Socialiste me një kurajë të pabesueshme, fabrikoi një problem dhe me të, u mundua të ngrente zemërim te shqiptarët kundër qeverisjes. Për të parësore ishte tjetërsimi i procesit zgjedhor, më vonë proceset integruese. Lëvozhga e këtij qëllimi gjysmëfshehur e gjysmëhapur, u zhvoshk kur u besua se Shqipërisë do t’i ngrinin kredencialet në Parlamentin Europian dhe, paskëtaj ata do t’u frynin edhe me fort borive për shtyrjen e heqjes së vizave dhe vonimin e procesit të statusit të kandidatit. Shqipëria e ndalur t’i vishej si faj qeverisjes. Kjo llogari kundër interesave të shqiptarëve ishte e pamëshirshme, por tmerrshisht e gabuar, sepse Këshilli i Europës dhe Bashkim Europian, raportet e tyre i kanë me Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe nuk do t’i ndëshkojnë ata për shkak të një bojkoti të pëmend. Opozita do t’i kthehet Kuvendit, koalicioni do të bashkëpunojë, Shqipëria do të udhëtojë pa viza, por Partia Socialiste është e detyruar t’i kthehet vetevetes, për të kërkuar përgjegjësitë e një politike me pasoja.Bojkoti është një luftë e humbur përballë katër frontesh, të cilët u bënë mbrojtës të interesave të Shqipërisë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›