E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Rusmali për Kodi e ri Zgjedhor

Mazhoranca: Sakrifikuam në tërësinë e dispozitave më të rëndësishme”

Gjatë seancës së djeshme parlamentare bashkëkryetari Komisionit për Reformën Zgjedhore ka folur për Kodin Zgjedhor, ku ka shprehur vlerësimin e tij për këtë kod. Ilir Rusmali ka cilësuar se “Këto diskutime, këto debate të shumëanashme midis deputetëve por edhe midis njerëzve të shoqërisë civile, kanë dhënë mundësinë që një pjesë e mirë e përmbajtjes së këtij kodi të bëhet e qartë për opinionin publik”.
Lidhur me diskutimet në Kuvend për Kodin e ri Zgjedhor Rusmali është shprehur se “Diskutimi në seancë parlamentare synon ti shuaj këto debate, siç ndodh rëndom për ligjet e rëndësishme këto debate vazhdojnë gjatë edhe pas miratimit të ligjeve të rëndësishme”.
Duke shprehur opinionin e tij personal në këndvështrimin e një njeriu që është marrë me cilësinë e ekspertit, i cili është marrë për një kohë të gjatë në hartim draftesh të ngjashme, dhe në pozicionin e bashkëkryetarit, Rusmali u shpreh se “Ky është një material i punuar me shumë kujdes, me shumë kompetencë , është një material që mbështetet shumë fort në dokumentet më të rëndësishme evropiane, që do të mbrojnë praktikat në fushën e zgjedhjeve , mbështetet në kodin e praktikave shumë të forta, modele që ekspertët kanë zgjedhur për të adaptuar në kodin shqiptar, është një material në tërësinë e rekomandimeve që organizatat e specializuara ndërkombëtare kanë rekomanduar veçanërisht për Shqipërinë”.
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Ilir Rusmali, deklaroi se “sipas statistikës së fundit nga 43 rekomandime specifike, ky kod realizoi 40 prej tyre, rezultat që duhet evidentuar pasi kurrë nuk është arritur nga eksperiencat e mëparshme elektorale”.
Rusmali bëri të ditur se ky “është një material i cili është përpjekur të thithë maksimalisht opinjonet e shoqërisë civile, të cilat i kanë ardhur në mënyrë të përsëritur komisionit nëpërmjet materialeve me shkrim por edhe nëpërmjet diskutimeve të hapura në komision”.
Ndër të tjera Rusmali ka kujtuar se Kodi i ri Zgjedhor “është një material që reflekton maksimalisht dhe ekspertizën informale të ekspertëve të huaj të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe pranë Komisionit të Reformës Zgjedhore në mënyrë të veçantë atyre të OSBE-së dhe ODHIR-i”.
Rusmali u shpreh se politikisht, “Kodi ka një karakteristikë shume të rëndësishme që duhet të evidentohet në momentin që ne bëhemi gati ta miratojmë atë, ai është produkt i një kompromisit të jashtëzakonshëm politik”. B
bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore tha se “Partia Demokratike ka sakrifikuar pothuajse në tërësinë e dispozitave të rëndësishme të kodit, duke u tërhequr nga pozicioni i saj mazhoritar” përfundoi Rusmali.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›