E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha premton: Kompjuter për cdo familje shqiptare

Kryeministri premtoi sot se në një të ardhme qeveria do të krijojë mundësinë që cdo familje shqiptare të ketë kompjuter në shtëpi. Berisha ishte ftuar në Konferencën Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit. 

TIRANE- Qeveria është e vendosur të mobilizojë të gjitha fondet e nevojshme për të kapur sa më shpejt moshën dixhitale"-Ky është premtimi që kryeministri shqiptar Sali Berisha bëri sot në Konferencën Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, që po zhvillohet në Tiranë.

. Interneti përbën sot hapësirën më universale në të cilën individi merr shërbime dhe njohuri shumë të rëndësishme në punën e tij", theksoi më tej Kryeministri.

Ai kujtoi se tre vite më parë nisma "Shqipëria në moshën dixhitale" e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, në atë kohë nuk tingëllonte realiste, por "Mosha dixhitale është një moshë jetike për zhvillimin e Shqipërisë, që përfaqëson vendin më kohë humbur në këtë drejtim, ndaj përpjekjet tona duhet të jenë të jashtëzakonshme.Ne nuk mund te themi se jemi në moshën dixhitale, por ne po shtrojmë themelet e kësaj moshe", shtoi Kryeministri Berisha.

Kreu i qeverisë kërkoi që të parashikohet një edukim masiv i popullatës për përdorimin e internetit, pasi në një moment të caktuar qeveria do të krijojë mundësinë që çdo familje shqiptare të ketë kompjuter në shtëpitë e tyre.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›