Ilir Yzeiri: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme për krizën
Autori i Lajmit: S. Topi
Ilir Yzeiri, analist
“Zgjidhni krizën para ardhjes sime”. Si e komentoni këtë deklaratë të zotit Fule? Është ky një paralajmërim për masa konkrete më pas?
Jo, është një këshillë rutinë, me të cilën jemi mësuar. Kriza në Shqipëri nuk zgjidhet pa zgjedhje të parakohshme. Qeveria e sotme, e krijuar më nxitim dhe pa mbështetje popullore, ka thuajse një vit që vetëm bën “llogje”, në kuptimin që vetëm flet, por nuk punon dot. Ne jemi të zhytur kokë e këmbë në krizë, por nga kjo nuk dalim dot, jo më me dëshirën ultimative të zotit Fule, po as me ndonjë urdhër më të fortë. Sali Berisha është i vendosur që të qeverisë dy mandate, ndërsa rikthimi i Ilir Metës dhe “uria” e tij për të “qeverisur“ nuk lënë asnjë shteg se kriza mund të zgjidhet. Zoti Fule do të vijë e do të ikë, por krizën do ta lërë këtu.
A ka një duel mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të fituar mbështetjen e ndërkombëtarëve?
Natyrisht që edhe parlamentarët evropianë janë të grupuar sipas krahëve apo ngjyrave, në të majtë e të djathtë e në të qendrës apo në liberalë e të gjelbër. Ky konfiguracion luan rol dhe dualiteti i majtë e i djathtë është një fakt. Mirëpo këtë radhë rreshtimi edhe i liberalëve evropianë në favor të kërkesës së PS-së, pra të Edi Ramës, ndoshta, mund tua prishë komoditetin miqve të Berishës dhe të djathtëve të tipit Grossruck apo Doris Pack, të cilët në mënyrë brutale kanë qenë kundër hetimit ligjor të zgjedhjeve në Shqipëri.
Kriza politike në Shqipëri a mund të sjellë ndarjen e qëndrimit të ndërkombëtarëve apo do të ketë një unifikim përfundimtar të qëndrimit të tyre?
Ka një ide sikur Berisha bën lobing në Asamblenë Parlamentare apo në Këshillin e Evropës dhe ka siguruar që të qeverisë i pashqetësuar ashtu siç bëjnë Lukashenko apo Putini në Rusi. Edhe ashtu mund të jetë, vetëm se këtë radhë duhet të mbajmë në vështrim që partnerët tanë dhe sidomos SHBA janë të zemëruar dhe ndihen të prekur nga sjellja e kryeministrit tonë. Natyrisht, kohët kanë ndryshuar dhe miqtë tanë nuk mund të ndërhyjnë ashtu siç bënë në vitin 1997. Vetëm të mos harrojmë një gjë. Nuk është e largët koha kur ata mund të çojnë edhe një mesazh tjetër, pra që të mirëkuptojnë dhe të përkrahin protestat paqësore të opozitës. Në këtë rast çfarë do të bëjë Berisha? Ai duhet të kujtohet se administrata e re amerikane e njeh mirë atë dhe ia di mirë të gjitha cenet e veset që bart. Në anën tjetër është Edi Rama, i cili ka vullnetin dhe guximin e duhur për të mos i hapur rrugë Sali Berishës. Ai e di se vetëm hetimi i zgjedhjeve mund të jetë shpresa që në Shqipëri pushteti që lind nga vota, të mos jetë i deformuar dhe Edi Rama di të organizojë shumë mirë lëvizjen qytetare.
Të dielën mbërrin në Tiranë një tjetër delegacion i PE-së për vizat. Do ta marrë Shqipëria notën pozitive për plotësimin e kushteve?
Më duket se kjo pyetje e ka marrë përgjigjen para disa ditësh, kur një zëdhënëse e Komisionit apo e Këshillit të Evropës tha se, edhe në qoftë se merren vizat, ato do të jenë leje për të lëvizur në mënyrë të kontrolluar. Përvoja e shqiptarëve të Maqedonisë apo e atyre që jetojnë nën Serbinë e dëshmoi këtë. Për fat të keq, pas liberalizimit të vizave për Maqedoninë e Serbinë, të parët që vërshuan në Evropë ishin shqiptarët, të cilët kujtuan se me këtë rast do të emigronin për punë në Evropë. Ju, besoj, e kini marrë vesh se ka nisur rikthimi i tyre. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me shqiptarët e Shqipërisë dhe evropianët e dinë mirë këtë. Kështu që ne, pas njëzet vjetësh mund të lehtësojmë procedurat për të lëvizur pa viza për ata që ikin me shërbim apo për konferenca apo për pasunarët e këtij vendi. Ata mijëra e mijëra që mendojnë se heqja e vizave do tu mundësojë të emigrojnë e të shkojnë të gjejnë punë në Evropë, gabohen. Në këtë pikë ne jemi përsëri aty ku ishim.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2010