Stavri Marko: Berisha e Rama një prerje, por me forma të ndryshme
Autori i Lajmit: S. Topi
Stavri Marko, analist
“Zgjidhni krizën para ardhjes sime”. Si e komentoni këtë deklaratë të zotit Fule? Është ky një paralajmërim për masa konkrete më pas?
Uroj që lojtarët shqiptarë të politikës në të dyja krahët, të pranojnë fundin e lojës dhe të gjejnë zgjidhje. Vendi nuk ka kohë më për të humbur. Veçanërisht Berisha e luan fort në infinit aq sa “tendinet, mund ti këputen, njëherë e përgjithmonë, ose është i sigurt se do të fitojë me qëllimet e tij”. Por ndërkohë, lëshimi që ka bërë PS për tu futur fillimisht në Parlament, duket se mund edhe të “shpërblehet”. Z. Fule në Tiranë, duhet të vendosë më drejtpërdrejt sesa kolegët e tij të Këshillit të Evropës, se çfarë dinamike do të marrë kriza politike në Shqipëri, duke u dhënë fund ekuilibrave dhe interferencave të Evropës dhe të jetë më drejtpërdrejt kur bëhet fjalë se kush pengon dhe kush duhet ndëshkuar, opozita apo pushteti për të mos ua lënë në dorë falsifikatorëve të politikës dhe shtypit shqiptar këtë interpretim, përpara institucioneve demokratike të vendit. Unë nuk besoj kurrë tek propaganda për vizat apo hyrja e Shqipërisë në BE, përderisa nuk u kemi besuar “lugën e florinjtë të 1944, Çmimin e Botëror të Ushqimit më 1989, apo shumë gjëra të tjera në kësisoj historish.
A ka një duel mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të fituar mbështetjen e ndërkombëtarëve?
Sigurisht që po. Liderët shqiptarë janë në provë. Jo vetëm Berisha apo Rama, por edhe Ilir Meta luan fort me prezencën liberale të Shqipërisë si faktor stabiliteti. Duket sikur vjen një fazë e re në marrëdhëniet me fqinjët, me Evropën, me Amerikën dhe të tre liderët njëkohësisht janë futur në garë. Nëse Berisha herë shfaqet i vendosur për të miratuar ligje në kundërshtim me të drejtat humane nën ombrellën për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, Ramës sikur duket se i pëlqejnë këto ligje dhe vihet në të njëjtin pozicion, duke ëndërruar ti kishte ato për vete, nëse do të kishte qenë Kryeministër. Të dy liderët kanë një prerje kostumi, por ndryshon forma. Por Rama ka fituar në “tavolinë kauzën e kutive të votimit”, kështu që Berisha mendon se si të qëndrojë sa më gjatë duke sunduar. Për Ilir Metën gjykoj se ka fituar më tepër pikë se të gjithë në politikën e jashtme të kohëve të fundit.
Kriza politike në Shqipëri a mund të sjellë ndarjen e qëndrimit të ndërkombëtarëve apo do të ketë një unifikim përfundimtar të qëndrimit të tyre?
Gjykoj se Evropa nuk është solide për sa i përket Ballkanit Jugperëndimor. Ka lloj-lloj interesash rajonale, ekonomike dhe gjeopolitike. Kështu që nga kjo pikëpamje nuk pritet ndonjë avancim për raportet me Brukselin. Të mos harrojmë se azilkërkuesit shqiptarë nga Presheva apo Kumanova kanë dëmtuar rëndë imazhin e liberalizimit të vizave mes Tiranës dhe Brukselit. Dhe këtë duhet ta themi, të mos bëhemi naivë për fatet e vendit tonë. Ja për shembull, kartat e identitetit të pretenduara nga opozita janë falsifikuar, kjo është një pikëpyetje e madhe për institucionet e sigurisë shqiptare. Po ashtu, minoriteti grek në Shqipëri ka bojkotuar në heshtje marrjen e kartave të identitetit, sepse ata gjykojnë se është bërë me dashje, veprimi se në kartë është shkruar kombësia shqiptare, kur ata nuk ndihen të tillë. Këto veprime të administratës së sigurisë statistikore shqiptare bien ndesh me programin e integrimit dhe liberalizimit të vizave dhe, megjithatë, ka vende apo përfaqësues, siç është Italia apo Greqia, që dëshirojnë sa më shpejt integrimin dhe ndihmë për vizat Shqipërisë. Por kjo nuk do të thotë se qëndrimi është i unifikuar me vendet e tjera.
Të dielën mbërrin në Tiranë një tjetër delegacion i PE-së për vizat. Do ta marrë Shqipëria notën pozitive për plotësimin e kushteve?
Nëse mendojmë se “kemi kapur qiellin me dorë” duke u paraqitur si kozmopolitë falë ndihmës së teknologjisë moderne, e kemi gabim, sepse mentaliteti dhe mendimi filozofik ka mbetur prapa. Është e thjeshtë. Nuk kemi eksperiencë dhe demokraci tek vota e lirë, tek prona private, tek të drejtat dhe liritë humane, nuk kemi drejtësi të pavarur dhe të tjera, atëherë si mund të marrim notë pozitive? Por është dyshuese ta kuptojmë, nëse kanë vendosur fuqitë e mëdha që edhe në BE të hyjmë me të tilla fenomene, siç na ndodhi edhe me NATO-n, atëherë pse lodhemi kot, Berisha është i patundur të sundojë sa të dojë dhe krahut tjetër ti thonë: “Mbylleni faqen e kutive dhe kthehuni në Parlament për katër vjet”.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2010