Rezear Xhaxhiu: Fule paralajmëron shtyrjen e proceseve integruese
Autori i Lajmit: S. Topi
Rezear Xhaxhiu, drejtues i emisionit “Zip”
“Zgjidhni krizën para ardhjes sime”. Si e komentoni këtë deklaratë të zotit Fule? Është ky një paralajmërim për masa konkrete më pas?
Është, pa dyshim, paralajmërimi më konkret që evropianët i kanë bërë ndonjëherë klasës politike shqiptare, më i drejtpërdrejti dhe më i ftohti. Dhe ka një arsye. Brukseli ka kohë që është lodhur me një lojë të tillë politike të elitës politike të Tiranës, të paktën në këto 10 vitet e fundit. Ndaj unë jam i mendimit se këtë herë Brukseli e ka me të vërtetë. Nuk bëhet fjalë për masa konkrete, por për një shtyrje të butë të tipit evropian të proceseve integruese dhe, nëse do të ndodhë kjo, mundet që të mbetemi edhe pas Bosnjë-Hercegovinës dhe të vendosemi në krah të Kosovës. Edhe pse vendimi për vizat apo ai për proceset integruese është një vendim politik, i marrë në zyrat e BE-së, askush nuk i pengon evropianët që të shtyjnë e të ngadalësojnë ritmet e marrëdhënieve me Shqipërinë. Dhe e kaluara e ka treguar kur vendi ynë ishte shumë më afër proceseve integruese në mes vitet 90, pak para krizës së 97-ës. Duket se kemi një përsëritje të krizës dhe të të gjitha pasojave që do të rreshtin nga ajo.
A ka një duel mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të fituar mbështetjen e ndërkombëtarëve?
Ka qenë një duel i kahershëm ky, i lexueshëm dhe shumë i mërzitshëm. Shikoni si serviret Doris Pak apo Martin Shulc. Përtej tyre shpiken edhe emra të rinj deputetësh liberalë, të gjelbër, të qendrës, të majtë e të djathtë, anonimë apo miq personalë të Berishës e Ramës, pastaj miq të miqve, të cilët nuk dinë dhe nuk njohin asgjë nga Shqipëria dhe nga ai mekanizëm ballkanik që vepron në klasën politike shqiptare. Si disa marioneta, dalin në ekrane të majtë dhe të djathtë dhe japin mend duke thënë se duhet të hapen, se duhej të ishin hapur apo se hapja e kutive do të ishte fundi i botës. Një teatër me ndërkombëtarët që tashmë i ka dalë boja. Por që partitë dhe lidershipi kujtojnë se mund ti përdorin si karta në favor të mbështetjes së njërit apo tjetrit krah. Një retorikë kjo boshe dhe pa asnjë vlerë.
Kriza politike në Shqipëri a mund të sjellë ndarjen e qëndrimit të ndërkombëtarëve apo do ketë një unifikim përfundimtar të qëndrimit të tyre?
Varet për çfarë tip ndërkombëtarësh e keni fjalën. Por unë këtu do të flas për ndërkombëtarët e Brukselit, pra burokratët e tij apo teknicienë, ata që përgatisin raportet për Fulen, Barroson etj. Ky tip ndërkombëtari nuk mund të ketë anësi me Ramën apo Berishën, por do të servirë të njëjtat kërkesa sikundër i ka bërë me dije ato 10 apo 15 vjet më parë. Pra shtet ligjor, proces votimi demokratik, reforma, forcim i kufirit, minoritete të garantuara etj. Kjo është linja bazë e Brukselit zyrtar, të cilin nuk duhet ta ngatërrojmë me qëndrimet dhe zërat që vijnë nga grupet politike të së majtës apo të së djathtës në Bruksel, Strazburg apo në organizma të tjera ndërkombëtarë. KE nuk mund të ketë dy qëndrime që ti unifikojë ato, pra edhe ti japë të drejtë Berishës që "respekton" gjyqësorin, por edhe të mbështesë Ramën në kërkesat e tij për transparencë. Ne kujtojmë që këto lojërat e vogla të fshatit tonë luhen kështu edhe në Evropën e vlerave dhe të qytetërimit.
Të dielën mbërrin në Tiranë një tjetër delegacion i PE-së për vizat. Do ta marrë Shqipëria notën pozitive për plotësimin e kushteve?
Nota pozitive Tiranës do ti jepet për plotësimin e disa kushteve teknike si ajo e forcimit të kufijve, pasaportat biometrike stopimi i trafiqeve përmes deteve etj., etj. Në këtë drejtim janë bërë disa hapa përpara, të cilat janë vlerësuar si të tilla edhe nga teknicienët evropianë, të cilët kanë ardhur shpesh në Shqipëri. Por nota jokaluese do të mbetet tek kriteri politik i aplikimit tonë për në Evropë, sepse kjo është e lidhur edhe me ultimatumin e Fules. Ndaj, edhe pse kemi arritur të marrim nota të mira në paketën e parë, do të ngelemi tek e dyta. Dhe kjo do të thotë, sikundër e thashë më lart, as më shumë e as më pak, por një shtyrje e butë e procesit të vizave, por dhe të gjitha proceseve të tjera që kanë të bëjnë me integrimin tonë drejt Evropës. Faktet flasin në favor të kësaj teze, kur shohim se si u ndamë nga blloku i vendeve Mal i Zi, Maqedoni e Serbi një vit më parë.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2010