E Diel, 1 Nëntor 2026

Iliria e Jugut dhe Epiri diskutohen tre ditë në Francë

 

Iliria e Jugut dhe Epiri në antikitet diskutohen në Francë. Për tri ditë më radhë, në Grenoble është zhvilluar kolokiumi i pestë ndërkombëtar ku merrnin pjesë rreth 92 studiues, nga rreth 13 vende të botës nga Shqipëria, Kosova, Italia, Franca, Greqia, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania, SHBA, Anglia, Zvicra, Mali i Zi. Duke e cilësuar këtë aktivitet si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare shkencore për Ilirinë e Jugut dhe Epirin në antikitet, Prof.as.dr.Bashkim Vrekaj është shprehur se gjatë ditëve të kolokiumit është bërë bilanci i studimeve dhe kërkimeve arkeologjike për Ilirinë e Jugut dhe Epirin gjatë periudhës 2002-2008, ndërkohë që referimet u grupuan në studimet dhe gërmimet arkeologjike. Në kumtesat e prehistorisë interes të veçantë paraqitën ato që trajtuan vendbanimin prehistorik të Grunas, me autor Michael Galaty, Olsi Lafe dhe Zamir Tafilica, “Vendbanimet prehistorike në territorin e Kaonisë”, me autor Ilir Gjipalin, si dhe “Vendbanimi prehistorik i Sovjanit( Korçë)”, me autor Gilles Touchais, Cecile Oberweiler dhe Petrika Lera. Sipas profesor Vrekës, në fushën e epigrafisë u ndoqën me interes kumtesat “Kufijtë iliro-epirotë në shek V-II p.e.s.”, me autor Pierre Cabanes dhe “Konsiderata të reja për origjinën dhe rolin e poliatrikut në Iliri”, me autor Faik Drini.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›