“Iliria”, flamurtare e stërvitjes së NATO-s në Adriatik
09/06/2009 Marrin pjesë 10 mjete ushtarake detare nga shumë shtete të botës
DURRES- Anija shqiptare “Iliria” e flotës sonë detare do të jetë flamurtare e nisjes së një stërvitje të përbashkët me prani të madhe të anijeve dhe forcave ushtarake të vendeve që tashmë janë edhe anëtare të NATO-s.
Stërvitja
Stërvitja detare është emërtuar “Adrion Livex-09” dhe do të drejtohet nga Kapiten i Rangut të Parë Bektash Petoshani. Komanda e brigadës së marinës ushtarake shqiptare ka bërë të ditur se stërvitja që synon të shkëmbejë përvojën e vendeve të ndryshme, ka në përbërje efektiva nga marina ushtarake kroate, italiane, greke, malazeze, sllovene dhe shqiptare. Anije luftarake të pajisura me teknologji e armatim të shumëllojshëm kanë mbërritur në portin e Durrësit dje në mesdite dhe janë vendosur në kalatën 4, 5 të portit të Durrësit dhe efektivat e ushtrive të huaja janë pritur nga Kapiteni i Rangut të Parë Roland Nasto. Stërvitja e përbashkët ushtarako detare do të zhvillohet në ujërat territoriale të vendit tonë dhe konkretisht në Gjirin e Durrësit dhe në atë të Vlorës. Kjo është e para stërvitje që zhvillohet në Shqipëri që nga koha kur vendi ynë u përfshi në strukturat e NATO-s, paktit më të madh ushtarak në botë. Ushtarakët do të vizitojnë Amfiteatrin e Durrësit, muzeun Arkeologjik, muzeun e Heroit Kombëtar në Krujë si dhe do të shkëmbejnë mendime lidhur me misionin e NATO-s në ruajtjen e integritetit, lirisë dhe paprekshmërisë së vendeve sovrane. Forcat dhe mjetet e para që do të marrin pjesë në këtë stërvitje 2-ditore kanë mbërritur në orët e mbrëmjes të së dielës. Sipas programit, gjysmë ore më pas u dha një pritje kokteil mirëseardhjeje pranë Komandës së forcës së bashkuar ne Plepa të Durrësit. Në këtë stërvitje marrin pjesë 10 mjete ushtarake detare si korveta, anije desantuese etj. Një marshim i tillë ka nisur tre vjet më parë. Fillimisht stërvitja e përbashkët me prani të shteteve të mësipërme ka nisur në Itali, për të vijuar një vit më pas në Greqi, Kroaci dhe tani në Shqipëri.