Vëzhguesit, miratohet shumica e të propozuarve
09/06/2009 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton pjesën e dytë të manualit për KZAZ-të
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje 181 vëzhgues të Forumit Demokratik për të Drejtat e Njeriut. Sipas verifikimit të KQZ-së, vetëm këta kishin të rregull dokumentacionin e aplikimit. Në mbledhjen e pasdites komisioni kryesor i administrimit të procesit zgjedhor miratoi edhe pjesën e dytë të vendimit “Për miratimin e manualit të komisionit të zonës së administrimit zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2009”. Manuali u vjen në ndihmë anëtarëve të KZAZ-ve lidhur me detyrat e tyre gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit 2009. Ai përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do të ndiqen nga komisionerët si dhe afatet lidhur me marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore nga KQZ-ja, dorëzimi i tyre në komisionet e qendrave të votimit dhe anasjellas. KZAZ-ja jo më vonë se tri ditë para datës së zgjedhjeve merr në dorëzim nga KQZ-ja materialet zgjedhore, të ndara në kuti të veçanta për çdo qendër votimi. Këto materiale KZAZ-ja ua shpërndan KQV-ve jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit. Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, por jo më vonë se 3 orë më pas, KZAZ-ja merr në dorëzim kutitë e votimit dhe kutitë me materialet zgjedhore. Për to KZAZ-ja cakton një ose më shumë grupe të marrjes në dorëzim. Grupet e marrjes në dorëzim përbëhen nga 2 anëtarë të KZAZ-së me përkatësi të ndryshme politike, të propozuar përkatësisht nga kryetari dhe zv/kryetari i KZAZ-së. Nëse gjykohet e nevojshme, KZAZ-ja mund të caktojë 2 persona për çdo grup në ndihmë të grupit për marrjen në dorëzim të kutive, të cilët merren kryesisht me sistemimin e kutive nën drejtimin e KZAZ-së. Personeli ndihmës zgjidhet nga lista e anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, duke garantuar në çdo rast baraspeshën politike shumicë–opozitë. Pasi merren në dorëzim materialet, KZAZ-ja bën verifikimet dhe në procesverbalin përkatës shënon mospërputhjet e konstatuara. Origjinali i procesverbalit të marrjes në dorëzim administrohet nga KZAZ-ja, e cila u jep nga një kopje përkatësisht kryetarit, zëvendëskryetarit të KQV-së dhe punonjësit të policisë të caktuar për shoqërimin. KZAZ-ja vendos për fillimin e numërimit të votave vetëm pasi ka marrë në dorëzim të gjitha qendrat e votimit nën juridiksionin e saj. Ajo merr masa dhe është përgjegjëse për moslejimin e personave të paautorizuar në vendin e numërimit të votave.
Identifikimi
Vëzhguesit kanë të drejtë të qëndrojnë në KZAZ, në qendrat e votimit dhe vendin e numërimit të votave. Ata duhet të paraqiten para komisioneve zgjedhore me autorizimin e lëshuar nga KQZ-ja dhe një dokument identifikimi personal. Sipas rastit, KZAZ-ja ose KQV-ja shënon në procesverbal emrin e vëzhguesit, subjektin vëzhgues që ai përfaqëson, numrin e autorizimit dhe numrin e dokumentit të identifikimit. Në një qendër votimi nuk mund të ketë në të njëjtën kohë më shumë se dy vëzhgues nga i njëjti subjekt vëzhgues i huaj dhe jo më shumë se një vëzhgues nga i njëjti subjekt vëzhgues vendas.